Kryetari I PArtisë Socialiste Edi Rama u takua sot pasdite në Bruksel me Komisionerin për Zgjerimin në Komisionin Europian Stefan Fyle.
Sipas TV Ora News, në në fokus të bisedimeve mes tyre ishte situata politike në Shqipëri. Gjatë takimit komisioneri për zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle ka vlerësuar mbështetjen e Partisë Socialiste në integrimin e Shqipërisë dhe e ka cilësuar si faktor kyç në politikat integruese bashkëpunimin pozitë-opozitë.
“Integrimi duhet të jetë axhendë kombëtare dhe politika shqiptare duhet të mbështesë axhendën europiane.Vlerësoj rolin e PS-së në integrimin e vendit dhe ritheksoj domosdoshmërinë e bashkëpunimit pozitë-opozitë”-ka thënë Fyle. Në vazhdim Rama do të ketë takime të veçanta edhe me përfaqësues të Partive Europiane Socialiste.