USAID pritet që të mbështesë qeverinë shqiptare në zbatimin e projektit për përfshirjen e besimit fetar në shkolla.

Garanacia ëhstë marrë nga Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi që ai ka pasur me Gayle Smith, në zyrat qendrore të USAID.

Mbështetje për projektin për besimet fetare në shkolla. Një brez i edukuar me besimet fetare, vështirë të bjerë pre e ekstremizmit” ka thënë Gayle Smith.

Ndërkohë, Kryeministri Rama e ka njohur Smith me reformat e ndërmarra nga qeveria, ndërkohë që ka theksuar se qeveria që drejton do vijojë luftën ndaj korrupsionit.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin. Vazhdim të modernizimit të shërbimeve, luftë korrupsionit” ka thënë Rama.
 
Kryeministri Edi Rama takimin me Smith e ka pasur në vijim të takimeve të nisura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)