'Unë jam gomari, Meta-ujku, Basha-arushi', Rama takon Lulzim Bashën në Durrës: Nuk flenë të gjithë gjumë, ka dhe që punojnë

Kryeministri Edi Rama, ka qenë ditën e sotme në Durrës ku ka inspektuar punimet për rindërtimin dhe në kantierin në lagjen e re të Shijakut ka takuar një punëtor të quajtur Lulzim Basha.

Teksa takoi punëtorin, Rama thumboi kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se punonjësi është më i miri pasi sipas tij jo të gjithë ata që kanë emrin Lulzim Basha flenë gjumë.

“Ky është Lulzim Basha, punonjësi më i ri që kemi”, tha Elton Arbana.

“Punëtori më i mirë që kemi se tani nuk do jeni të gjithë si Lulzim Basha që fle gjumë, ka dhe të tjerë që punojnë”, tha Rama.

Kryeministri tha se vazhdojnë rindërtimet pas tërmetit me kopshtet e shkollat që po përfundojnë,. Rama shtoi se pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale. "Shijak - Rilindja pas tërmetit vazhdon me kopshtet e shkollat që po përfundojnë dhe ku pas infrastrukturës së re të ujësjellës-kanalizimeve ka nisur ndërtimi i pallateve, ndërkohë që vazhdon kthimi i familjeve në shtëpitë e reja individuale", thotë Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Rama bën krahasime me kafshët në Durrës: Unë jam gomari, Meta-ujku, Basha-arushi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrë duke inspektuar rindërtimin.

Ndalesa e radhës e kryeministrit ishte në Gjepalaj, aty ku u dorëzuan celësat e një shtëpie të rindërtuar.  Në bisedë me të zotin e shtëpisë kryeministri bëri paralelizma mes politikanëve kryesorë dhe kafshëve, teksa veten e cilësoi gomar.

“Ka punu tokën ky njëherë është marrë me kafshët, edhe e ka fillur nga kafshët te njeriu dhe ka nxjerrë konkluzionet. Po të isha unë kafshë cila nga kafshët do isha unë.

Kafshën më punëtore, gomari është më punëtor, i mban të gjitha ngarkesat i çon në destinacion. I biem në qafë  gomarit kur u themi ti je gomari unë gomari. Unë jam gomari, më thuaj kjo vuris presidencial çfarë kafshë është. Sngopet ky, han vjedh vjedh.

Po ky tjetri, luli. Ai arush polar”, tha Rama.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pencionisti: 03/02/2021 23:31

    Pencionistet dhe qytetare mbi 60 vjec nuk mund re hyjne dot te e-Albania duhet NID eshte e pa mundur ps karte identiteti eshte maskarallek I qeverise

    Përgjigju
  • Absurdi: 03/02/2021 16:54

    Shikoni Procedurën e Aplikimit për Rinovim Pasaporte!?..pse vetëm on line, duhet të ngelet dhe alternativa tjetër si më parë!..po Prinderit e Pensionistët ultra 70 vjeçarë,si do aplikojnë në e@lbania?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës

Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të 2025-ës