TIRANE- Me rastin e 7 Marsit Kryetari i Partisë Socialiste zhvilloi një bashkëbisedim me mësuesit. Bashkëbisedimi u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste, ku të pranishëm ishin mësues të shkollave të mesme por dhe dhe mësuese të cilat prej vitesh kanë kryer këtë profesion dhe momentalisht nuk janë në punë.
Këta të fundit bënë me faj Ministrinë e Arsimit duke pretenduar se janë pushuar nga puna për motive politike, bindjen e tyre socialiste. “Brenda në shkolla janë mësues me bindje politike, jashtë shkollës janë ato më të aftët”- tregon njëra prej mësueseve.
Ndërsa një mësuese tjetër tha se jetesa është tepër e shtrenjtë për tu përballuar me pagën aktuale.
“Nuk e nxjerrim as muajin. Rroga është përgjysmuar, por kujt tia themi. Rrogën e kam 59 mijë lekë por unë marr në dorë 46 mijë lekë dhe një familje me katër persona nuk nxjerr dot as 15 ditë, po të kemi parasysh çmimet, detyrimet, Të mos mendojmë një jetesë luksi por as mesatare.”-tha një mësuese tjetër gjatë bashkëbisedimet në një tryezë të rrumbullakët ku vetë kreu i PS-së u ofroi ëmbëlsira.
Në fjalën e tij kryetari i PS-së premtoi se prioritet në qeverisjen pas 23 qershorit do të jetë është kthimi i autoritetit të mësueve, dhe kthimi i lirisë së profesionit të mësuesve.
Rama foli për ndërtimin e një procesi rekrutimi të mësuesve të koordinuar nga prindërit. "Në rekrutimin e mësuesve duhet të përfshihen edhe prindërit. Nuk mundet që partia në pushtet të imponojë mësuesit”
”Do garantojmë një sistem ku mes prindërit e shkollës të vendoset një komunikim konstant, dhe çdo prind të marrë një informacion me shkrim për fëmijën, dhe të afrojmë shkollën me komunitetin, jo vetëm si vendi ku shkohet për të marrë mësim por për aktivitete. “- shtoi më tej Rama.
Ai premtoi se pas 23 qershorit do i kthejë autoritetin mjekut, policit dhe mësuesit, “i cili ka rënë për tokë dhe pa të nuk ka shtet”.
Rama premtoi dhe heqjen e taksës së sheshtë e cila sipas tij do i japë mësuesit një rrogë më shumë.
“Taksa e sheshtë ka qenë një goditje që i ka marrë frymën gjithë shtresës së mesme, ku hyjnë dhe mësuesit. Ne duhet të ulim taksat me patjetër dhe nga ky program mësuesit do fitojnë një rrogë më shumë. Nuk është shumë por një hap më shumë drejt një frymëmarrje më të lehtë”- nënvizoi Rama.
Bashkëbisedimi u zhvillua me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesit
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com