Rama takon Hamáček: Çekia
mbështet Shqipërinë për në BE

TIRANE - Kryeministri Edi Rama priti sot, në takim, Kryetarin e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin e Çekisë, Jan Hamáček.

Gjatë takimit të dyja palët vlerësuan marrëdhëniet midis dy vendeve ndërsa shprehën vullnetin për të intensifikuar kontaktet në të gjitha nivelet dhe për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Në fjalën e tij, Hamáček e vlerësoi një sukses të Shqipërisë, marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian dhe ofroi gjithë mbështetjen dhe eksperiencën e Çekisë edhe për fazën tjetër të procesit të integrimit.  

Nga ana e tij, Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Çekisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe mirëpriti kontributin e mëtejshëm në këtë drejtim.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)