Gjatë qëndrimit në Gjermani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Partisë Socialdemokrate Andrea Nahles ku u diskutua procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama e njohu zonjën Nahles me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe pritshmërinë për një përgjigje pozitive nga vendet anëtare të BE për hapjen e negociatave.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, zonja Nahles siguroi zotin Rama për mbështetjen e pakushtëzuar të grupit socialdemokrat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Liderja e partisë Socialdemokrate, njëkohësisht dhe kryetare e grupit parlamentar, përgëzoi kryeministrin shqiptar për reformat e ndërmarra dhe u shpreh besimplotë për një vendim pozitiv në qershor.
Rama takoi edhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU, Johann Wadephul. "Mesazh i qartë: Shqipëria meriton njohjen e arritjeve të derikëtushme, përmes çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim", shkruan kreu i qeverisë në Twiiter.
Pas takimit, Wadephul ka komentuar përmbledhtazi temat e diskutimit përmes një postimi në rrjetet e tij sociale
"Sot kam biseduar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. E vlerësova përparimin që është bërë deri më tani, por gjithashtu theksova se ende ka shumë punë për t’u bërë përpara se bisedimet e pranimit të fillojnë".
Gjatë vizitës në Berlin, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flenckenstein. Në qendër të këtij takimi ka qenë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
"Biseduam për nevojën e pranimit të Shqipërisë në BE. Pranimi i Shqipërisë në BE qëllim i përbashkët", shkruan Flenckenstein.
Dje në Berlin u zhvillua samiti për Ballkanin Perëndimor, ky pjesë e tryezës ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili zhvilloi disa takime me kancelaren Merkel dhe Presidentin francez Macron.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4067
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:15
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Teatri i Kukullave, rikthim për fëmijët pas 3 vitesh mungesë. Rama: Shumë shpejt, gati edhe teatri i ri te Parku i Liqenit
16 Dhjetor, 15:06