Samiti i Berlinit/ Rama takon Merkelin, Hahn: KE do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë

Dialogu Kosovë- Serbi dhe stabiliteti në rajon ishin dy çështjet kryesore të cilat bënë bashkë në Berlin liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Samiti ishte thirrur me ftesë të kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron.

Në këtë samit, kryeministri Edi Rama shoqërohej nga Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali. Kreu i qeverisë, Edi Rama u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në takim u diskutua mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit te Shqipërise në Bashkimin Europian.

Më herët Merkel zhvilloi një takim edhe më kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e cila ashtu sikurse vendi ynë pret vendimin për hapjen e negociatave.

Pas përfundimit të këtyre takimeve, Merkel dhe Macron mbajtën një konferencë të përbashkët ku folën për çështjet kryesore në foksus të këtij Samiti.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi liderët e vendeve organizatorë u shprehën se problemet mes tyre mund të zgjidhen dhe se dialogu Prishtinë- Beograd nuk duhet të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit.

Të dy theksuan se samiti nuk kishte si synim të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian, Mogherini, deklaroi se nëse Kosova do të heqë taksën e vendosur ndaj mallrave serbe, dialogu do të riniste të nesërmen, ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim përpara së bashku.

Samiti shënon edhe rastin e parë të takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, që nga nëntori i vitit të kaluar

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hanh u shpreh optimist lidhur me hapjen e negociatave për vendit tonë duke thënë se Komisioni i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit.

Por ndërkohë që Shqipëria i ka sytë nga hapja e negociatave, DW raporton se nga burime pranë qarqeve politike të CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
Përfundon darka e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin

Ka përfunduar darka që shënoi edhe mbylljen e punimeve të samitit të Berlinit. 

Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Ora 22:40
Pas samitit, Thaçi e Haradinaj në një tryezë me liderët e Serbisë, bashkë me ta edhe Rama

Pas përfundimit të takimeve të zhvilluara ditën e sotme në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Berlin, liderët e Ballkanit janë shfaqur së bashku në një tryezë.

Tryeza ka bërë bashkë liderët e Kosovës dhe Serbisë bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, teksa në tavolinën e tyre ka qëndruar edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, të cilët e kanë organizuar samitin.

Përveç Haradinajt e Thaçit, nga Kosova, në të njëjtën tavolinë, ka qenë edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Ora 21:10
Thaçi i pakënaqur me Samitin: Asnjë vendim i guximshëm, vetëm deklarata dhe premtime abstrakte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pa kënaqur me atë se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit. Thaçi theksoi se në këtë Samit nuk u mor një vendim i guximshëm nga Merkel apo Macron, po u mbyll me premtime abstrakte. Këto deklarata që nuk pasqyrojnë situatën reale politike në rajon, sipas kreut të Kosovës, nuk ndihmojnë për të marrë vendime të guximshme nga shtetet e rajonit.

"Në hapjen e Samitit të Berlinit fola për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin. Situata dhe relacionet janë në nivel të ulët, prandaj në rrethana të tilla shumë iniciativa të mira nga Procesi i Berlinit kanë mbetur pa u realizuar. Kjo situatë e keqe nuk mund të tejkalohet vetëm me deklarata dhe premtime abstrakte. Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare. Edhe pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme. Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen", shkruan Thaçi.

Ora 18:10
DW: Vendimi për negociatat Shqipëri-BE shtyhet në shtator

Shqipëria prej që në fund të muajit maj të publikohet raporti i Komisionit Evropian për progresin e bërë nga Shqipëria në raport me 5 prioritetet kyçe dhe nëse do të rekomandohet hapja e negociatave apo jo. Teksa pritshmëritë e qeverisë shqiptare për këtë raport u bënë objekt bisede në takimin që kryeministri Edi Rama pati me kancelaren gjermane Angela Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit, burime për Deutsche Welle nga CDU/CSU, thanë se vendimi i tyre do të shtyhet në shtator. Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.

Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

Nderkohe, edhe "Spiegel Online" shkruan se me gjasë me pajtimin e Gjermanisë dhe për shkak të presionit të Francës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vendoset ndoshta në vjeshtë. 

Ora 18:00
Merkel dhe Macron në një konferencë të përbashkët, çështjet që u diskutuan në Samit

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron kanë zhvilluar përgjatë Samitit të Berlinit një konferencë të përbashkët. Ata u ndalën në çështjet kryesore të Ballkanit Perëndimor, kryesisht tek ajo e cështjes Kosovë-Serbi.

"Jemi mbledhur këtu për situatën ku ndodhet vende të caktuar dhe për të evidentuar akspektet ku mund të bëhen përmirësime. Kemi thirrur një konferencë të përbashkët. Ne do të shohim kush janë cështjet ku ne mund të ndërhyjmë për të bërë progres në këtë aspekt. Ne folëm për dialogun Kosovë- Serbi, por zgjidhja nuk duhet të bëhet në dëm të vendeve tjera të rajonit" tha Merkel.

Macron tha se dy çështjet kryesore që u folën janë dialogu Kosovë Serbi dhe stabiliteti në Rajon.

"Kemi dëshirë dhe shpresojmë të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ne nuk duam të imponojmë ndonjë marrëveshje, por duhet të shmangim tensionet e reja në tavolinë, pasi duam që të dy palët të rifillojnë dialogun. Sfida e dytë që kemi është që të punojmë bashkë për stabilitetin në rajon. Këtu nuk bëhet fjalë për procesin e zgjerimit, por stabilitet në rajon dhe kjo do të thotë që Franca do të angazhohet më shumë'", u shpreh Macron.

Ora 17:33
Cakaj: Gjermania mbështetje absolute Shqipërisë, vlerësoi progresin në 5 prioritetet

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj thotë se "takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE".

Në një postim në rrjetet sociale për takimin që kreu i qeverisë Edi Rama mbajti me kancelarin gjermane Angela Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit, Cakaj, që shoqëoi kryeministri, tha se:

"Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perëndimorë! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë!"

Ora 17:24
Spiropali nga takimi Rama-Merkel: Kancelarja njohuri dhe qartësi të plotë për situatën në Shqipëri dhe Rajon

Ministria e Shteti për Marrdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetin social facebook një foto nga takimi bilateral i Kryeministrit Rama me Kancelaren Angela Merkel.

"Ndaj me ju këtë foto nga takimi i Kryeministrit me Kancelaren Merkel të cilën pata fatin ta takoj dhe ta dëgjoj nga afër me interes të madh, shumë e mbresuar nga qartësia dhe njohuria e saj deri në detaje mbi situatën në Shqipëri dhe proceset në rajon", shkruan Spiropali.

Ora 17:21
Zbardhet takimi Rama- Merkel

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikes Federale te Gjermanisë Angela Merkel. Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës ne drejtësi dhe procesin e integrimit te Shqipërise në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe per pritshmerite e qeverise shqiptare per raportin e Komisionit Europian qe pritet te publikohet ne fund te muajit maj.

Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren per vemendjen e vazhdueshme dhe mbeshtetjen qe Gjermania ka dhene per te shtyre me tej rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian. 

Ne takim u diskutua gjithashtu edhe per rajonin dhe domosdoshmerine e vazhdimit te dialogut mes Kosoves dhe Serbise drejt normalizimit te plote te marredhenieve mes dy vendeve

Ora 17:08
Rama takon Merkel, shoqërohet nga Spiropali dhe Cakaj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai ka postuar një video nga nisja e takimit ku dy liderët i kanë shtrënguar dorën njëri-tjetrin. Kryeministri Edi Rama shoqërohet nga zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali dhe Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

"Në Kancelerinë Gjermane për takimin dypalësh dhe më pas në Samitin Franko-Gjerman për Ballkanin Perëndimor", shkruan Rama.

Ora 17:01
Hahn: Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

1543859925_Screenshot3.jpg

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hanh është shprehur me vetëbesim se Komisioni i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit, raportoi Handelsblatt të premten.

Sipas Hahn, hapja e negociatave nuk është vetëm në interes të vendeve të rajonit, por edhe të vetë unionit.

Hahn beson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave, e cila u shty për qershorin, vitin e kaluar.

Ora 16:33
Zv. kryeministri i Maqedonisë: Mogherini mbështetje për hapjen e negociatave

Maqedonia e Veriut përfaqësohet në takimet e Samitit të Berlinit, përfaqësohet nga kryeministri Zoran Zaev dhe zv. kryeministri Bujar Osmani.

Ky i fundit njofton se gjatë takimit me përfaqësuesen e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Frederica Mogherini kanë marrë prej saj mbështetje për hapjen e negociatave.

"Mogherini jep mbështetje të sinqertë për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut", shkruan Osmani krah fotos.

Ora 15:49
Samiti i Berlinit/ Daçiç: Nëse nuk ka presion ndaj Kosovës, dialogu nuk funksionon

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se nëse nuk do ketë presion ndaj Kosovës, nuk do ketë zhvillime serioze nga Samiti i Berlinit.

“Nëse nuk bëhet presion mbi Prishtinën, vështirë se mund të priten përparime spektakolare në lidhje me vazhdimin e dialogut. Duke pasur parasysh pjesëmarrësit e takimit, nuk besoj se do të ketë presion ndaj Prishtinës, mendoj se do të ketë shumë fjalë, por pak rezultate konkrete”, shkruan Daçiç.

Ora 15:46
Thaçi pas takimit me Mogherinin: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, jetike

1555332869_thaci8.jpg

'Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim përpara së bashku'. Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas një takimi të zhvilluar me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e Jashtme Federica Mogherinin para nisjes së punimeve të Samitit të Berlinit.

"Para Samitit të Berlinit, bashkë me zëvendëskryeministrin Pacolli, një takim bilateral kishim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherin. Ne diskutuam për zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Për ne, fqinjët tanë dhe vetë Bashkimin Evropian, një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është jetike që të ecim të gjithë përpara së bashku. Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, kjo marrëveshje do t’i sillte edhe më shumë paqe e stabilitet rajonit dhe Evropës. E kemi përkrahjen e Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe tërë botës për ta arritur një marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë. Ne jemi të gatshëm të rifillojmë dialogun në Bruksel", shkruan Thaçi.

Ora 15:04
Samiti i Ballkanit në Berlin/ Merkel takime bilaterale vetëm me kryeministrat Rama e Zaev

Sot kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron presin në Berlin krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, Sllovenisë dhe Kroacisë. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm në kuadër të antarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, kancelarja Merkel do të zhvillojë takim ‘kokë më kokë’ vetëm me Kryeministrin Edi Rama, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Temë këtu do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit në BE. Merkel mesa duket dëshiron të theksojë kështu rëndësinë që u jep Gjermania këtyre dy vendeve dhe perspektivës së tyre në BE.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boli: 30/04/2019 13:21

    Po menun pse nuk na e trregoni more se spo na ze gjumi,ca samit leshi hahahahahahaha makronin francezet e kerkojne per mish lepri hahahahahahaha po Edi brekushja cne pa atlete?Po lulen dashnoren pse nuk e kishte me vete?

    Përgjigju
  • usa jo ue: 30/04/2019 01:23

    Per faj te evropes jemi te ndar ne 5 shtete dhe jemi ne gjendjen qe jemi. Ky esht momenti i duhru dhe preteksi perfekt per bashkim kombetar. Franca, Hollanda, Austria e tjer e kan than hapur qe nuk duan zgjerim sepse populli i tyre nuk e don nje gje te till dhe normal qe ata shohin vec interesin e tyre edhe nese ata demtojn interesin e shum shteteve te ballkanit. Kosova dhuroj malet e veta te mali i zi nga presioni i evropes dhe nga genjeshtrat dhe premtimet e tyre. Nese edi rama dhe ramush haradinaj dalin me nje qendrim per unitet kombetar do da shofesh si do hapen negociatat per shqiperin dhe do hiqen vizat per kosoven.

    Përgjigju
    • Lui: 30/04/2019 09:21

      Usa jo ue, jam plotesisht dakord me ato qe ke shkruar..!!

  • CaBone: 29/04/2019 23:41

    Edhe kta as ashtu e as keshtu.

    Përgjigju
  • Merkel: 29/04/2019 18:04

    T’MARRSHA KEQEN NANA TY ,,,TRIMI NANS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës