SHBA- Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe Zonja e tij, Michele Obama, për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Zyra e shtypit e kryeministrisë bën të ditur se gjatë takimit të tyre, Kryeministri Rama e falënderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme qe ai vetë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë ndaj Shqipërisë.
 
Ndërkaq, kryeministri Rama ka siguruar Presidentin Obama se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)