Rama takon qytetarin shqiptar në Japoni: Kam 17 vite këtu, do kthehem në Shqipëri e do hap agroturizëm! Kryeministri: Do kesh më shumë se ç'të mbetet këtu

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Japoni ka takuar një qytetar shqiptar i cili jeton prej 17 vitesh atje por do të kthehet në Shqipëri. Në një bisedë me Ramën që është në Hiroshima, shqiptari thotë se nuk ndihet i lumtur dhe i shkon e gjithë dita në punë. Arsyeja përse ndodhet në Japoni është martesa me një japoneze, e cila e mbështet vendimin e tij për t'u kthyer në atdhe.

Shqiptari nga Nivica, Flamurtari thotë që Shqipëria ka marrë shumë zhvillim dhe po e mendon hapjen e një biznesi në vend ndërsa kreu i qeverisë i sugjeron që të hapë agroturizëm dhe në fund do ketë më shumë të ardhura se sa i mbeten në Japoni nga puna me orar të tejzgjatur 18 orë. 

Edi Rama: Ja ku është flamuri i kudondodhur, në Hiroshima. Por nuk është vetëm flamuri, edhe flamurtari.

Flamurtari: Është kënaqësi që na erdhe kryeminsitër dhe është kënaqësi që kudo që shkon, shqiptarët i takon.

Edi Rama: Thuaji pak nga je.

Flamurtari: Jam nga Nivica e Tepelenës.

Edi Rama: Si erdhe këtu?

Flamurtari: Jam martuar me një japoneze.

Edi Rama: Një niviciot nga maja e Kurveleshit që i mori zemrën një japonezeje. Edhe japonezja e mori me vete bashkë me zemrën.

Flamurtari: Bëj 17 vjet këtu, më mungon Shqipëria. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos largohen nga Shqipëria. Japonia është vend i zhvilluar, por është shumë e vështirë. Punoj 18 orë në ditë dhe jam shumë i vetmuar. Më mungon Shqipëria dhe do të kthehem shumë shpejt.

Edi Rama: Po thuaj pse do kthehesh?

Flamurtari: Do kthehem sepse fshati im ka marrë zhvillim që mendoj se është shumë herë më mirë se këtu ku ndodhem. Vendet e zhvilluara janë shumë të vështira. Nuk ka si Nivica. Ka rrugën, turizmi po shkon shumë mirë dhe mendoj të kthehem e të bëj diçka. Jam shumë falënderues sinqerisht për atë që keni bërë.

Edi Rama: Tani hajde hap një agroturizëm në Nivicë dhe të siguroj se do jesh më i lumtur dhe në fund të ditës do kesh më shumë se ç’të mbetet këtu.

Flamurtari: Jam mëse i sigurt për këtë.

Edi Rama: Ka ardhur koha që edhe gruaja japoneze të bëjë sakrificën e vet. Boll ndjenje me njerëzit e gruas. Të vij të rrijë ajo me njerëzit e tu tani.

Flamurtari: Bashkëshortja e di se si është Japonia dhe ka qenë në Shqipëri. Edhe thotë gjithmonë, le të kthehemi në Shqipëri. Njerëzit kanë dashuri, jetojnë të lumtur.

Edi Rama: Mos thuaj jetojnë të lumtur se do të të shajnë se të gjithë ankohen.

Vizita disa ditore e kryeministrit Edi Rama në Japoni vjen në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Së shpejti Japonia do të dërgojë një të dërguar special posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rama shtoi se pret që së shpejti, të firmoset marrëveshja me qeverinë japoneze që shqiptarët të lëvizin pa viza drejt Japonisë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 24/02/2023 13:23

    Mos e bëj atë gabim te kthehesh o djal, se do pendohesh për gjithë jetën

    Përgjigju
  • Mondi: 24/02/2023 13:12

    Ky shqiptar e ka menduar shume mire idene e te hapurit biznes ne Shqiperi ku do te fitoje te ardhura materiale te mira dhe do te jete ne vendlindjen e tij

    Përgjigju
  • Ani: 24/02/2023 11:37

    Kudo te shkosh peresi ne vendin tend do te kthehesh

    Përgjigju
  • Olsi: 24/02/2023 11:25

    Edhe pse kan kaluar shum vite ky djal perseri e thot qe nuk ka si shqipria

    Përgjigju
  • titi: 24/02/2023 11:15

    gjithmon e me shume shqipetaret qe kan emigruar duan te kthehen ne vendin tone

    Përgjigju
    • Gjergj: 24/02/2023 11:43

      Nè vèndin e tyre,,,o dipllomè Kristali. Shqip flasin e shkruajnè shqiptarèt, ata qè e dinè gjuhèn, natyrisht. Tè tjerèt pastaj,,,,u katandis kaposhi njè thelè, duan tè bèjnè profesorin dhe inxhinierin, me gjuhèn e karrocierève tè komunales.

  • Or tej: 24/02/2023 10:51

    Propagande si ne kohen e Enverit. Pse nuk shohim punetore japoneze ne shqipri por vetem shqiptare ne japoni or teeeejjjjj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja