Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun grek Antonis Samaras. Nga Wales-i ku po mbahet samiti i NATO-s, Rama në takim theksoi se qeveria shqiptare ka gadishmëri për të çuar edhe më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shefi i qeverisë shqiptare tha se duhet t’i jepet një dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh në frymën e partneritetit e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të bashkëpunimeve dhe nismave rajonale, në përputhje me realitetin e ri të rajonit. 

Me interes të veçantë u fol për projektet me rëndësi rajonale në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë, të diskutuara në kuadër të platformës së Samitit të Berlinit.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)