Rama takon Sekretarin e OECD-së: Bashkëbisedim për punën e progresin e Shqipërisë në rrugën evropiane! Konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë

Rama takon Sekretarin e OECD-së: Bashkëbisedim për punën e progresin e Shqipërisë në rrugën evropiane! Konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë

Davos të Zvicrës ku ndodhet në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili ndau dhe një foto me Cormann në Facebook.

Rama shkruan se në fokus të bisedës ishte puna e progresi i Shqipërisë në rrugën evropiane, njëkohësisht konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.

“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë.”, shkruan Rama në Facebook.


Lajmi kryesor:

Rama nga Davos: Sulmet kibernetike rrezikojnë botën, vetëm një koalicion i madh garanton sigurinë e të gjithëve


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja