VLORE -  Rama vijoi takimet elektorale në Vlorë me studentët e Universitetit të Vlorës. Ai u premtoi studentëve se pas 23 qershorit universitet do të jenë të lira dhe salla e leksioneve nuk do të kthehen më në  në vende mitingjesh.

Ne jemi i vetmi vend në Europë ku kryetari i i opozitës e ka të pamundur të ketë komunikim normal me botën universitare dhe studentët. Për ne është ndër ngjarjet e rralla që komunikojmë me ju sot, por pas 23 qershorit do jetë normalitet, do krijojmë kushtet që bota universitare të jetë e lirë. Të mos kthehet salla e leksioneve në vende ku bëhen mitingje” u tha Rama studentëve, 

Kreu i PS-së u premtoi hapjen e 27 mijë vende të reja pune dhe nënvizoi rëndësisë që i do i jepet arsimit profesional.

"Është katastrofë ta bësh universitetin si një magazinë gjigande ëndrrash që kalben aty dhe nuk prodhojnë asgjë. Nuk jemi kundër universiteteve private, por duhet të plotësojnë standarde.
Universiteti duhet të ketë autonomi për të vendosur. Nuk mund t'i thuhet hap dyert dhe prit dyndjet. Eshtë bërë universiteti si porti i Barit ku mësynin dikur shqiptarët. Universitet i mbështesim të bëhen sa më cilësor dhe  vëmë rëndësinë tek arsimi profesional."  vijoi më tej Rama.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe nipi i Ismail Qemalit, Nedim  Vlora i cili ju ka bërë thirrje studentëve të shkojnë drejt alternativës së Rilindjes.

"Zgjohuni Djema! Ta rimarrim Shqiperine e le te themi qe nga sot fillon pavaresia e dyte."- tha Vlora.

(jk/sg/shqiptarja.com)