SHKUP – Në vijim të vizitës në Maqedoni, kryetari i PS-së, Edi Rama është takuar me Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi.Kryetari i PS Edi Rama u shpreh se në takimin me Kreun e PDSH kanë biseduar për situatën politike, qoftë në Shqipëri, qoftë në Maqedoni. Rama tha se eksperienca opozitare është e ngjashme në të dy vendet. “Shkëmbyem mendime mbi eksperiencën opozitare e cila është e ngjashme në të dy vendet. Është domosdoshmëri rritja e hapësirës demokratike”, tha Rama.
Kryesocialisti ka theksuar domosdoshmërinë e intensifikimit të komunikimit të opozitës shqiptare me partitë politike të rajonit.
“Jemi të bindur për nevojën e rritjes së komunikimit me të gjithë faktorin politik në rajon dhe rritjes së pranisë së opozitës shqiptare në trojet ku jetojnë shqiptarët.”
Kryetari i PDSH Menduh Thaçi u shpreh se PS e PDSH e Maqedoni janë nga më të vjetrat. Rama dhe Thaçi kanë shkëmbyer me njëri tjetrin librat e tyre.
/Shqiptarja.com