Rama takon tregtarët e njësisë 7:
Do zerojmë taksën e biznesit të vogël
Kryetari i Partisë Socialiste vijoi pasditen e sotme takimet me tregtarët e vegjël në njësinë bashkiake nr.7 në kryeqytet. Ankohen tregtarët: Këtë vit s'e kam parë prej 20 vitesh.
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste vijoi pasditen e sotme takimet me tregtarët e vegjël në njësinë bashkiake nr.7 në kryeqytet. Edi Rama është ndalur për të biseduar me tregtarët, të cilët shprehen se kriza, rritja çmimeve, rritja e taksave po e çojnë biznesin e tyre drejt falimentit. Kryesocialisti është shprehur se ai i konsideron këto aktiviteteve si vetëpunësim dhe me të ardhur në qeveri gjëja e parë që do të bëjë do të jetë zerimi i taksës së biznesit të vogël.
”Gjithë të ardhurat e shtetit nga biznesi vogël në total janë 30 milionë dollarë, që është 0.5% e të ardhurave nga taksat. Ne do ta heqim taksën e biznesi të vogël do ta bëjmë zero dhe këto 30 milion do t’i kompensojmë në rrugë tjetër, nuk do t’ja marrim biznesit të vogël, sepse vërtet janë 0.5% e buxhetit, por janë dhjetëra mijëra familje të vetëpunësuara me biznesin e vogël,” tha Rama.
Tregtarët e njësisë 7 janë shprehur se gjendja e tyre sa po vjen e vështirësohet. Një grua i tregoi Edi Ramës se ka 20 vjet që merret me tregti, por më keq se këtë vit nuk e ka pasur në të 20 vitet e aktivitetit të saj.
“Taksat janë rritur 70 mijë lekë, qarkullojmë me xhiron, jo me fitimin...S’ka bërë vaki, unë kam 20 vjet që merrem me tregti. 20 vjet dhe si sivjet kurrë s’ka bërë vaki. Çfarë të bëjmë, rrimë qarkullojmë me xhiron, jo me fitimin. Ja shih e shkruaj. Taksat, mua më janë shtuar 70 mijë lekë dhe sigurimet shoqërore janë shtuar me 8 mijë lekë.”- tha tregtarja.
Rama në bisedë me këta sipërmarrës të vegjël të njësisë nr. 7 është shprehur se për shtetin heqja e taksës së biznesit të vogël ka një kosto në buxhet minus 30 milionë dollarë, por janë dhjetëra mijëra familje që duhet ndihmuar për ta rigjeneruar këtë biznes në të gjithë vendin.
(eç/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
52.5%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 244
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35