Rama tallet me Bashën dhe u
'përvishet' komentuesve/ FOTO 

Rama tallet me Bashën dhe u<br />'përvishet' komentuesve/ FOTO 
Përpos deklaratave të qarta në drejtim të opozitës, kryeministri Edi Rama vazhdon edhe me ironinë lidhur me kërkesat e saj për qeveri teknike.
 
Pas fotos me "Teto Ollgën" pak ditë më parë që ironizonte protestën e PD, këtë hetë Rama ka zgjedhur një tjetër foto nga filmat shqiptar.
 
Kryeministri ka zgjedhur që ironinë e tij ta shfaq përmes një personazhi të një filmi shqiptar, nxënësit Tili.
 
Mbi foton e këtij personazhi Rama shkruan “Momenti kur Tili mësoi se ekzistoka edhe “qeveri teknike” për të evitu provimet”.
 
Fotoja ka sjellë edhe reagimet e komentuesve në faqen e tij në Facebook, të cilëve Rama nuk ka nguruar t'u përgjigjet.
 
Komentet dhe reagimi i Ramës

Komentuesi:
Edi Rama,Lulezim Basha,Sali Berisha,Ilir Meta , Ben Blushi Kreshnik Spahiu e gjith kjo gard e vjeter jane e keqa me e madhe qe mund ti kanosen ketij vendi!!! O ju popull qe veni e Lepiheni pas PD E PS cfar mendoni se do veni ne Parajse apo harroni qe te gjith derrat nje fytyre kane
 
Rama: Ti Gazmend shko ne shkolle dhe behu i zoti i vetes degjo mua, sepse paske idera komplet te gabuara per parajsen, derrat dhe veten
 
 rama
Ironia e Ramës për Bashën


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon

55 mln euro të çuara dëm? Barcelona nuk regjistron dot Dani Olmon