Rama: Të bëjmë që gjermanët
të bien në sevda me Shqipërinë

Rama: Të bëjmë që gjermanët<br />të bien në sevda me Shqipërinë
TIRANE - “Unë nuk mundja që për pak kohë ta demokratizoja Shqipërinë, ashtu sikundër as shqiptaria nuk kishte si të më komunizonte mua". Ky është vetëm një nga përshtypjet që ish-kryeministri i Bavarisë, Franc Jozef Shtraus bëri për Shqipërine, pasi e vizitoi atë 30 vite më parë.Vizita private e tij me familjen, do të merrte karakter zyrtar nga autoritetet vendase në verën e vitit 1984 kur Shtraus do të ishte i pari personalitet i lartë i Evropës Perëndimore, që vizitonte Shqipërinë qysh nga Lufta e Dytë Botërore.

Ngjarja e rrallë do të trajtohej nga propaganda komuniste herë si shprehje e interesimit të autoriteteve zyrtare gjermane për vendin tonë, herë si sukses i diplomacisë shqiptare për të tërhequr investimet perëndimore. 30 vite me pas , ne sallen e kryesise se kuvendit te Shqiperise, eshte perkujtuar vizita e tij në Shqipëri mes kryeministrit Edi Rama , kryetarit të kuvendit Ilir Meta, nënrkryetarit të Bundestagut gjerman, Johannes Singhammer, madje edhe dy djemve dhe vajzës së Shtraus. 

Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes në kryesinë e Kuvendit për nënkryetarin e Bundestag-ut, Johannes Singhammer, në kuadër të 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus, tha se qëllimi i Shqipërisë është që sa më shumë gjermanë të bien në sevda me vendin tonë, duke ju referaur investimeve të huaja gjermane, si dhe mbështetjes së Gjermanisë drejt BE.

Rama, ftoi zyrtarët gjermanë të vijnë të investojnë në Shqipëri si shenjë e përmirësimit të imazhit të vendit tonë. Rama tha se është e nevojshme një forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

“Ky kremtim bëhet për të shprehur dëshirën tonë të madhe për të forcuar marrëdheniet me Gjermaninë dhe me Landin e Bavarisë. Maksi më ka treguar se i ati ka rënë në  sefda me Shqipërinë në atë kohë dhe tani Shqipëria është një vend që bavarezët dhe gjermanët mund të bien në sevda. Ky është qëllimi ynë, që sa më shumë gjermanë të bienë në sevda me Shqipërinë. Ju e dini se ketu rrini si në shtëpinë tuaj, tani t'ua u mësojmë dhe të tjerëve”, tha Rama.  

Kryeministri Rama tha se Franz Josef Shtraus bëri përpjekje reale për të krijuar një marrëdhënie me Shipërinë, por u desh të shembej Muri i Berlinit që ne të bëheshim pjesë e kësj bote të lirë që Shtraus na i ofroi para 30 vitesh.

straus
(Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe djali i Franz Jozef Shtraus, Maks Shtraus)

max strauss
(Në foto: Djali i Franz Jozef Shtraus, Maks Shtraus)


Singhammer: Shanset e Shqipërisë në BE më të mëdha se kurrë
Nga ana e tij nënkryetari i Bundestagut gjerman Johannes Singhammer theksoi se falë ndryshimeve të pësuara nga vendi ynë në këto vite, ka tashmë shanset më të mëdha për integrimin në Bashkimin Eurpoian.
 
Singhammer tha se marrja e statusit kandidat është një provë e qartë e progresit që po bën vendi ynë. Nënkryetari i Bundestagut, nënvizoi se Shqipëria është tashmë, siç e cilësoi ai, një spirancë e stabilitetit në rajon.
 
“Ne ndodhemi sot këti nisur nga një shtysë e veçantë se si Franz Jozef Straus vizitoi Shqipërinë 30 vjet më parë duke krijuar urën lidhëse mes dy vendeve. Kjo vizitë ka qenë një shembull për të treguar se si mes bisedave e takimeve mund të kapërcehet izolimi. Franz Jozef Straus ka thënë në atë vizitë, dhe këtu kemi një dëshmitar që është i biri i tij, dhe ka thënë se ndodhemi prej 1 ore në Shqipëri por kam besim tek shqiptarët. Dhe ne gjatë vizitës së sotme patëm mundësinë të ndeshnim një ndjenjë mikpritje, një zemërgjerësi, që konfirmon çfarë tha Straus. Është një kënaqësi që Shqipëria mori statusin kandidat, ky është një kthesë e rëndësishme për Shqipërinë. Vendi juaj tashmë është një spirancë stabiliteti në rajon dhe kjo është diçka në rritje dhe duhet të ndodhë kështu. Në rastin e vizitës së Franz Jozef Straus ka qenë gjithnjë pyetja e shanseve të humbura. Unë erdha në Shqipëri nga Hungaria kur ishte rasti të festohej 25 vjetori i krisjes së parë të perdes që ndante Europën. Shtrauss e dinte që në atë kohë që kjo do të ndodhte. Mendoj që shanset e tanishme për Europën për Shqipërinë janë si kurrë më parë dhe duhen shfrytëzuar edhe në aspektin ekonomik.” theksoi nënkryetari i Bundestagut gjerman.

gjermani
(Në foto: Nënkryetari i Bundestagut gjerman Johannes Singhammer)

Singhammer vlerësoi gjithashtu edhe vendin tonë sa i përket edhe tolerancës dhe bashkëekzistencës fetare, si një shembull për t’u ndjekur.
 
“Dhe sigurisht që dëgjoj me kënaqësi që Gjermania vijon të mbetet shembull për tu ndjekur nga Shqipëria. Më lejoni të jua kthej komplimentin që edhe Shqipëria është një shembull sa i përket bashkësisë fetare dhe për këtë duhet të ndiheni krenarë.” tha Singhammer

gjermani
(Në foto: Nënkryetari i Bundestagut gjerman Johannes Singhammer)

Meta: Sikur të dëgjonim Shtraus 30 vjet më parë, tashmë do të ishim në BE
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë pritjes që bëri për nënkryetarin e Bundestag-ut, Johannes Singhammer, tha se nëse Shqipëria do ta kishte dëgjuar mesazhin e Shtraus 30 vjet më parë, atëherë vendi ynë do të ishte pjesë e Bashkimit Europian. 

Meta shprehu rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke ju referuar edhe vizitës së ish-Kryetarit të Bavarisë, Straus. Ai tha se Gjermania është një mbështetëse e reformës në drejtësi, si një partnere dhe frymëzim për rrugëtimin në Bashkimin Europian.

"Vizita e zotit Straus ne atë kohë paralajmëroi rënien e mureve dhe krijimin e urave. Sepse zoti Straus ishte një ideator i Europës së bashkuar dhe besonte se ajo nuk mund të ishte e plotë e pa urat e saj. Rrallë ka ndodhur në historinë diplomatike mes dy vendeve të ketë krijuar kaq legjenda urbane që nisin me sikur. Sikur zyrtarët e djeshëm të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Straus dhe Shqipëria të kishte hyrë më herët në rrugën e ndryshimit. Vetëm një sikur është e sigurt se po të ishin dëgjuar mesazhet e Straus 30 vjet më parë, Shqipëria do të ishte pjesë e BE. Shqipëria e vlerëson Gjermaninë si partner mjaft të rëndësishëm për të ardhmen Europiane. Ne çmojmë ndërhyrjen gjermane në përpjekjen tonë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht në reformën në drejtësi. Gjermania vijon të jetë një model nxitje e frymëzimi për integrimin Evropian." theksoi Meta

Duke vijuar më tej, Meta shprehu bindjen se Shqipëria ka ndryshuar në këto 30 vite, por shtoi se mbetet akoma punër për të bërë. Ai tha se Straus duhet të ndjehet krenar, që endrra e tij për një Europë të Bashkuar është tashmë realitet.
 
“Tre dekada janë të mjaftueshme për të treguar se çfarë ndryshimesh mund të pësojë një vend. Tre dekada janë gjithashtu edhe një stacion se çfarë duhet të bëjmë ndryshe në vend dhe në rajon. Jam i sigurt se nëse zoti Straus do të ishte këtu do të ndjehej krenar në ato vende të Europës që e shihte Berlinin pa mure ndarëse. Do të ndjehej padyshim krenar në kontributin që dha si arkitekt i krijimt të urave të bashkëpunimit mes vendeve që janë edhe sot.” tha Meta

ilir meta
(Në foto: Kreu i Kuvendit Ilir Meta)

Hoffman: Mbështetje Shqipërisë, fakt konferenca e javës së ardhshme Ballkanike
Pas marrjes së statusit të vendit kandidat, mbështetja gjermane do të jetë më prezente kur për këtë ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman përmendi konferenca e javës së ardhshme për Ballkanin në Berlin më 28 gusht. Aty kancelarja gjermane Angela Merkel do të paraqitet në konferencë vetëm me kryeminitrin Edi Rama.
 
“Ne realizojmë shumë projekte të rëndësishme në ujësjellës kanalizime por edhe mbështetje të biznesit të vogël. Është e vërtetë që marrëdhëniet janë shumë të mira dhe Gjermania është shumë popullore në Shqipëri.  Shqipëria mori statusin kandidat por mbeten ende sfida që do të punojmë së bashku, dhe një tjetër element është edhe konferenca e javës së ardhshme e thirrur nga kancelarja Merkel. Në politikat rajonale Shqipëria jep një kontribut të rëndësishëm. Dhe gjatë kësaj konference nuk do të jeni vetëm i vendit tuaj.” tha Hoffman

gjermani
(Në foto: Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman)

shtraus ne tr
(Në foto: Ish-kryeministri i Bavarisë, Franc Jozef Shtraus
 gjatë vizitës në Tiranë më 1984)

Nënkryetari i Bundestagut gjerman sot në Tiranë, me ftesë të Metës
Një delegacion gjerman i kryesuar nga Nënkryetari i Bundestag-ut, Johannes Singhammer, ndodhet sot në Tiranë me ftesë të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
 
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Johannes Singhammer dhe delegacioni që e shoqëron do të takohen me drejtues të lartë të vendit, kryeministrin Rama dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Bushati.
 
Ndërkaq, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit do të zhvillohet ceremoni festive me rastin e 30 vjetorit të vizitës së F.J.Straus në Shqipëri ku Kryetari i Kuvendit do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin