Zëri kryesor i opozitës në Kuvend, Sali Berisha, kërkoi që Kuvendi të mbajë një minutë heshtje për vrasjen e 15 – vjeçarit, ku dhe lëshoi akuza mbi qeverinë. “47 të vrarë në një muaj. S’ka ndodhur kurrë në Shqipëri përveç muajit që shkoi dhe dilni këtu me këto shifra të turpshme. Por ku pyet krimi për ju. Ju jeni shokët e krimit, shokët e hakmarrjes, shokët e bandës së durrësit, shokët e bandës së Lushnjës, shokët e Shullazit. Ku pyesin ata për ju, ju drejtojnë nga çdo skaj ku të jenë”, tha ai. Në reagimin e tij, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i cili tha se ngjarja e djeshme ishte shumë e trishtë. “Disa korba kërkuan të bëhen pëllumba. Ndërkohë policia bëri të mundur kapjen e autorit duke përmbushur detyrën në mënyrë të shkëlqyer sic e ka bërë detyrën këtyre dy muajve.
Reagimi i ca deputetëve të opozitës por edhe vetë zëdhënësit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ishin shumë larg të qënit serioz për një parti dhe humane për një grupim kaotik njerëzish. Nëse doni probleme flisni si duhet, por mos u merrni me shirtin që ju vë Berisha në gojë, vendi është i militarizuar nga armët, që nga viti 1997 ky njeri e la trashëgimi përhapjen e armëve të zjarrit, sa sot plumbat dhe armët janë alternativa e parë për të zgjidhur konflikte banale”, tha Tahiri.
Konsensusi
Pas shumë kohësh që opozita ka votuar kundër nismave të qeverisë, dje të djathtët dhanë konensus për tre projkeltigje të rendëishme që kanë të bëjnë me marrveshje të dnryshme mes shqipërisë dhe vendeve të zhvilluara të botës në fushën e ekonomisë. Ndër të tjera, me 102 vota, palët miratuan edhe projekt-Vendimin për shqyrtimin dhe miratimin me procedurë të përshpejtuar të Projektligjit ” Për një Ndryshim në Ligjin Nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”.
Batuta për portretin e Enverit dhe skraparlinjtë: U përdhos Facebook
Berisha: 29 Nëntori shënon për kombin shqiptar datën e tradhëtisë, ku Enver Hoxha donte të hapte rrugën e bashkimit të Shqipërisë me Republikën Jugoslllave. Se dhe ti Vangjel je mbi karrierën e rrënuar të Jani Janit aty. Këta të paktën i shpërblyen, por Janin se shpërblen njeri. Kur unë thoja që ky zotëria ka për at shpirtëror Enver Hoxhën, njerëz që e shihnin edhe me çitjane nuk e besonin. Përdhosi Facebook, këtë mjet të mbrekullueshëm social komunikimi duke shpërndarë në të katër anëta e botës portretin e Enver Hoxhës. Në kombinatin e Poliçanit janë pushuar 60 punëtorë të thjeshtë, vetëm sepse janë sipmatizantë të PD-së. Përveç trinomit Braho-Meta-Ylli, skrapalinjtë e tjerë i quajnë alienë. Belle Air falimentoi me dashjen e vetë qeverisë sepse qeveritarë dhe flitet se (një herë Gaz Demi) por tani Olsi Rama dhe një eksponent të mafias nga Kosova, kërkon të marrë Belle Air.
Braho: Doktor ju nuk keni të drejtë morale të zini në gojë as Skraparin e as skrapalinjtë.
Kryemadhi: Bravo
Braho: Ti Skraparin doje ta rrethoje me tela, nuk e ke harruar. Bile me tela me gjëmba. Ti Skarparin e ke lënë pa rrugë. Ata punonjësit e kombinatit kanë 5-6 muaj që s`kanë marrë rrogat. Mos e ul veten të dalësh në konferenca për shtyp me drejtorin e IT të Tatim taksave. Ki kujdes.
Tahiri: Vendi është i militarizuar nga armët e përhapura gjërësisht. Problem madhor sepse që nga viti 1997, ky që flet këtu, e la trashëgimni përhapjen masive të armëve luftarake dhe të armëve të zjarrit.
Ndërhyn Flamur Noka
Tahiri: O Flamur gjej bisht Flamur. Po na lër rehat të flasim.
Noka: Po mami dhe babi????
Tahiri: Kur u bëtë qytetarë ju? Kur u bëtë model, apo deri dje pasuruat fëmijët tuaj, u bëtë qytetarë të mirë vetëm dje, po kjo është tallje me publikun. Kjo mund ti shkojë në mendje vetëm ndonjë supaxhiu që mund të fusë ndonjë lugë qyl në gojë siç ndodhi dje
Berisha: Dua ti them z. Braho se për Skraparin qeveria e mazhorancës së kaluar ka bërë më shumë se për çdo rreth tjetër të këtij vendi. Por ju Skraparin e shihni nga gota e rakisë. Unë e shoh tek njeriu.
Braho: Mashtrues!
Berisha: Do t’i them krye kreut dy gjëra (Ramës). Nekropolitika është tipar i njerëzve me shpirt të zi dhe natyrisht nuk mund të mos shprehje në ligjeratë kaq të tuprshme të akuzoje këtu prindërit e viktimës në vend se të ngrije këtë parlament në këmbë.
Lutaj: Po boll o komandant
Dushaj: Mbylle ti more pis.
Berisha: 47 të vrarë në një muaj. S’ka ndodhur kurrë në Shqipëri përveç muajit që shkoi dhe dilni këtu me këto shifra të turpshme. Por ku pyet krimi për ju. Ju jeni shokët e krimit, shokët e hakmarrjes, shokët e bandës së Durrësit, shokët e bandës së Lushnjës, shokët e Shullazit. Ku pyesin ata për ju, ju drejtojnë nga çdo skaj ku të jenë.
Rama: Enver Hoxha ka bërë me siguri shumë të këqija, por pa asnjë dyshim njëra ndër të këqijat është që i la peshqesh lëvizjes demokratike një klloun i cili tani që është edhe në një moshë që ka bërë të vetën, vjen këtu, e përdor këtë podium si uturak për të bërë nevojat personale edhe ikën. Ikën nën duartrokitjet tuaja që ngjajnë si duart që mbajnë uturakun.
Shkrimi u publikua sot (06.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)