Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, njëkohësisht edhe i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka postuar serialin e ri me video-dissing për kryeministrin Edi Rama.
Por ndryshe nga herët e tjera, me togfjalëshin epik “O Rameee!”, ky ishte një mesazh pa zë, si në filmat e Charlie Chaplin.
Një kolonë zanore parodi dedikuar kreut të qeverisë, teksa vetë ndodhet në timon dhe i jep makinës, me buzëqeshjen e përhershme:
“Rama të gjithë shokët në burg i ka rras, ishalla i shkon edhe vetë nga pas...!”, janë disa nga rreshtat e këngës parodi, me të cilën Basha shoqëron video-mesazhin e tij të radhës në Facebook, i gjatë vetëm pak sekonda.
Në mungesë të fjalëve, ai e shoqëron këngën me tundje koke dhe buzëqeshje.
Dhe në shënimin e postimit, nënvizon:
“I fundit të mbyllë derën...!”.
Kjo është video e parë ë Bashës, ku ai nuk jep mesazh me fjalë ndaj kryeministrit, në serinë e “dashurisë virtuale” që kanë nisur mes tyre, në distancë dhe në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit.
-
IMAGJINO TË GJESH ZGJIDHJE NGA KY SI KRYMINISTËR..... NDËRKOH KY DUKE DËGJUAR TALLAVA....
Përgjigju -
O lulooooo , kush kerkon ti beje gropen tjetrit bie vete brenda .Rama nuk I ka duart me gjak si I ke ti more luloooo.Po ku do te futesh ti more trap ne 12 Maj? Prit se dardha e ka bishtin mbrapa o llull-ush
Përgjigju -
Iku per lesh dhe ky.ngushellime familjes
Përgjigju











Komente
Komento