Integrimi në BE dhe rindërtimit, Rama të hënën në Bruksel takon presidenten e KE Ursula von der Leyen

Integrimi në BE dhe rindërtimit, Rama të hënën në Bruksel takon presidenten e KE Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e hënë (1 mars) në Bruksel. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se kreu i qeverisë pritet të zhvillojë një takim presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ku në fokus të bisedimeve janë ecuria e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për fondet e rindërtimit.

Burime bëjnë me dije se Rama do të shoqërohet në këtë takim nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Ky takim vjen në një kohë kur Rama ka qenë shumë kritik ndaj BE-së sa i përket shpërndarjes së vaksinave, duke e cilësuar si egoiste.

Gjithashtu, ndalur te vaksina, Rama paralajmëroi një vizitë në vendin mik të BE-së duke thënë se do na dhuronte një sasi me doza, por pa e specifikuar nëse bëhet fjalë. Mbetet për t'u parë nëse ku vend zemër gjerë do të jetë Brukseli, apo Italia, shtet në të cilin Rama do të shkojë më 5 dhe 6 mars me rastin e 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • korcari: 27/02/2021 19:27

    ec o gjigand perpara se ti mund ta futesh ne europe shqiperi

    Përgjigju
  • Ben: 27/02/2021 14:13

    Gjigand je Edi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar