Rama: Teknologjia e inovacionit
vlerë themelore e komunikimit
Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot teknologjinë e inovacionit si një vlerë themelore të komunikimit. Deklarata u bë sot gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të konkursit mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards II”.
TIRANE - Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot teknologjinë e inovacionit si një vlerë themelore të komunikimit. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të konkursit mbarëkombëtar “Albanian ICT
Awards II” në ambientet e Hotel Tirana International, kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se, “ky aktivitet ka një rëndësi fort të posaçme dhe puna e bërë nga “Albanian ICT
Awards” përbën investim në vetvete në brendinë e këtij revolucioni për t’i folur të ardhmes me kurajo aty ku të tjerët shohin thjesht e vetëm të tashmen, për t’iu drejtuar gjithë hapësirës shqiptare duke i rikujtuar se inovacioni është një vlerë themelore e një kohe tërësisht të re të komunikimit dhe se bota është vetëm një fshat global”.
Kreu i qeverisë shprehu besimin se “zhvillimet në teknologji dhe veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit janë si një revolucion po aq formësues e transformues për shoqërinë tonë dhe shtetet dhe qeveritë që nuk e kuptojnë këtë apo shoqëritë që nuk arrijnë të adopotohen janë të destinuara të përfundojnë si ai mbreti i përhumbur të humbasin kokën dhe drejtpeshimin. Kjo na kujton dhe na vë në zemër të këtij revolucioni, në ndodhje e sipër që po transformon botën jo më me vite, por me sekonda”.
Duke kujtuar themeluesin Top Media-s, Dritan Hoxha, kryeministri Rama tha se ” besoj se Dritan Hoxha është mishërimi më i shkëlqyer në jetën tonë. Do të kishte qenë jashtëzakonisht e mrekullueshme që Dritan Hoxha të ishte këtu me ne, për të parë sesi pas gurit të themelit që ai vuri aty ku askush nuk imagjinonte se mund të kishte një themel, tani vit pas vit janë të tjerë që në fusha të ndryshme brenda botës së teknologjisë së informacionit po krijojnë produkte të reja”.
Kryeministri Rama përcolli gjithashtu një propozim insistues të skuadrës qeverisëse që merret me problemet e inovacionit, për të shtuar edhe një çmim tjetër përtej çmimeve që jepen në këtë ngjarje të përvitshme nga “Albanian ICT Awards”, një çmim të kryeministrisë për gruan e vitit në inovacion.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2757
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18
-
E pamundura! Si i bëri bashkë shqiptarët Ismail Qemali? Esencë-Report Tv
29 Nëntor, 21:05
-
Kosovë/ Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok
29 Nëntor, 20:56
-
Skandal në Maqedoninë e Veriut, polici heq flamurin shqiptar të vendosur për festat e nëntorit! VIDEO kur e hedh në tokë
29 Nëntor, 20:41
-
Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi
29 Nëntor, 20:27
-
SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua
29 Nëntor, 20:15
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura
29 Nëntor, 19:45
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor, 19:14
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55