Rama telefonon Erdogan: Urime
për fitoren në referendum!

Rama telefonon Erdogan: Urime<br />për fitoren në referendum!
Kryeministri Edi Rama i ka telefonuar një ditë më parë Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia turke e lajmeve "Anadolu Agency", ku theksohet se kryeministri shqiptar e ka uruar kreun e shtetit turk për fitoren në referendumin e të dielës, ku 51.3% e votuesve iu përgjigjën me "Po" ndryshimit të Kushtetutës dhe forcimit të kompetencave për Presidentin. 

"Urime për fitoren në referendum", mësohet t'i jetë drejtuar Rama, Erdoganit. 

anadoly
(Agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency)

Presidenti turk ka marrë urime për suksesin në referendum edhe nga presidenti i SHBA, Donald Trump si dhe kryetarë të tjerë shtetesh. 

Referendumi kushtetues i të dielës u fitua nga presidenti turk, pavarësisht se rezultati ishte mjaft i ngushtë. 

Votën popullore në favor të tij, Ergodan e cilësoi si momentin kur "Turqia vendosi të marrë në dorë të ardhmen e saj". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit

Intervista Trump-Musk, 5 mesazhet më të forta të ish-presidentit