Rama: Tërhiqem nga politika
nëse PS nuk del forcë e parë

Rama: Tërhiqem nga politika<br />nëse PS nuk del forcë e parë
Edi Rama ka një bast të fortë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. 

Kreu i qeverisë tha se në "Top Story" me Sokol Ballën se ai do të largohet nga politika nëse PS nuk del forcë e parë.

Nëse PS nuk del forcë e parë, unë iki nga politika fare.

Pra nëse na del Petriti forcë e parë unë iki, kaq e thjeshtë është
”, tha Rama, duke ironizuar pretendimet e LSI-së.

Megjithatë, Rama u shpreh i bindur se PS do dalë forcë e parë mbi PD dhe LSI, por për të realizuar objektivin real, duhet të kapë 71 deputetë. Sipas Ramës, kjo do të bënte të mundur qeverisjen e vendit vetëm nga PS, pa qenë nevoja për koalicione me partitë e tjera. 

Ndërkohë, gjatë një takimi elektoral në Berat, Rama akuzoi partitë e vogla se duan vetmë pushtet, ndërsa nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për qeverisjen. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja