Rama: Terrorizmi brenda
shtëpisë sonë, luftë krah aleatëve

Rama: Terrorizmi brenda<br />shtëpisë sonë, luftë krah aleatëve
TIRANE - Kërcënimit të sigurisë nga ekstremistët islamikë, sipas kryeministrit Edi Rama, do t’i vihej fre nëse fqinjët e Rajonit do të integroheshin në NATO dhe BE, si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, vende ku këto forca janë përhapur me shpejtësi.
 
Kreu i qeverisë, në nisje të seancës plenare të Kuvendit, u prezantoi deputetëve zhvillimet dhe kontriburin e Shqipërisë në Samitin e NATO-s në Wells, takimin më të lartë të Aleancës të mbajtur më 4-5 Shtator, ku Shqipëria merr pjesë për herë të dytë pas anëtarësimit më 2009.
 
Rama tha se përcolli në Wells dënimin që Shqipëria i bën këtij fenomeni, duke iu referuar dhe përfshirjes së shqiptarëve në luftërat në Siri dhe Irak, dhe rrezikut për të sjellë në vend ato që kreu i qeverisë i quajti “barbari” të luftës atje.
 
“Rreziku nga terrorizmi dhe ekstremizmi paraqet sfidë të re dhe kërcënim të ri dhe serioz jo vetëm për Siri, Irak dhe vendet e prekura, por për Rajonin dhe vendet e NATo-s. Samiti i NATO-s i dënon me forcë sulmet shtazarake që drejtohen kundër të gjithë popujve. Shqipëria pati një kontribut të rëndësishëm në analizën e rrezikshmërisë nga këto organizata. Sidomos përfshirja e e shqitparëve dhe shqiptarëve brenda rajonit të bashkuar, konsiderohet i rrezikshëm. Mercenarët terroristë do të përpiqen të gjejnë strehë në kthim në vendet e origjinës, duke sjellë andej barbaritë e demonstruara përditë në Siri dhe Irak. Qëndrimi ynë u mblodh në nevojën për të përfshirë sa më shpejt që nga Kosova, Mali i Zi, deri te Maqedonia, integrimi i këtyre vendeve në NATO dhe BE, është padyshim, masa më e përshtatshme për t’i bërë këto vende të paarritshme për ambiciet halucinante të terrorizmit”, u shpreh Rama.
 
 Rama tha se Shqipëria do të vendoset krah aleatëve në luftën përballë ekstremistëve të Islamit.
 
“Është një luftë brenda shtëpisë tonë në Europë, në Ballkan, në Shqipëri, na përket dhe do bëjmë gjithçka krah për krah me aleatët tanë, bazuar mbi strategjinë e shpallur nga Presidenti Obama pak ditë më parë”, tha kreu i qeverisë Edi Rama.

Rama: Beme thirrje per njohjen e Kosoves si shtet te pavarur nga vendet qe ende nuk e kane bere
Rama tha se Shqipëria bëri thirrje në mbylljen sa më shpejt të procesit të njohjes zyrtare të shtetit të Kosovës.
 
“Në deklaratën e Wellsit gjeti reflektim qëndrimi ynë me rajonin: do të vazhdojmë të mbështetin aspiratat euroatlantike të këtij vendi, por vlerësimet inkurajuese për kosovën, vlerësimi për zgjedhjet e arrira parlamentare të këtij viti, dialogu kosovë-serbi, ishin çështje që gjetën të gjithë dritën e merituar në deklaratën e Wellsit. Integrimi i kosovës do të bëjë të qendrueshëm dhe të pacënueshëm investimin e NATO-s dhe BE në këtë vend kyc për rajonin”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion