Rama: Testimi jo për të vendosur
penalitete, por dinjitetin e mjekut!

Rama: Testimi jo për të vendosur<br />penalitete, por dinjitetin e mjekut!
TIRANE - “Testimi i bluzave të bardha nuk ka për qëllim penalitetet por të vendosë dinjitetin dhe hierarkinë mes mjekëve”. Kjo ka qenë deklarata që ka bërë kreu i qeverisë Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar dje me shefat e shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare.

Takimi ka qenë i mbyllur pa praninë e mediave, por gazeta “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë diskutimin e bërë mes shefave të shërbimit dhe kreut të qeverisë. E ndërsa ky i fundit ka ka folur për mënyrën se si do të kryhet testimi, shefat e shërbimit kanë mbështetur idenë e provimit të mjekëve dhe infermierëve madje e kanë quajtur të vonuar këtë proces.

“Për ne ky testim është i vonuar duhet të ishte kryer kohë më parë, pasi kemi shumë mjek të rinj, të punësuar gjatë këtyre viteve, por nuk dimë nivelin e tyre”, i kanë pohuar shefat e shërbimeve, kreut të qeverisë. Por, kryeministri Rama gjatë fjalës së tij, ka siguruar mjekët se provimi nuk ka për qëllim largime nga puna, por për të parë situatën në të cilën ndodhet sistemi shëndetësor. “iu siguroj që ky proces nuk lidhet me penalitete. Po ky proces ka për qëllim të vendosë dinjitetin, hierarkinë e bluzave të bardha. Kjo është një përpjeke e mirëfilltë për të konsoliduar sistemin dhe veçanërisht personelin në mënyrë që gjithsecili nga këta mjekë ta meritojë bluzën e bardhë” ka pohuar Rama.

Gjatë fjalës së tij ai ka përmendur edhe punën e bërë deri më tani nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, por për kreun e qeverisë kjo është një punë fakultative, ndaj është i nevojshëm testimi për të parë se sa të merituara janë këto kredite. “Puna e bërë nga QKEV është një punë për t’u vlerësuar, por dua të ve në dukje se ajo është një punë fakultative ku mjekët kanë marrë kreditet për një periudhë 5 vjeçare. Me këtë testim ne duam që të shohim se ku janë problematikat në mënyrë që më pas të hartojmë politikat e duhura. Ky testim do të na çojë edhe në rrugën e drejtë se ku do të bëjmë financimet e duhura, pra aty ku plaga është më e madhe në formimin profesional të mjekëve dhe infermierëve”, ka pohuar Rama gjatë fjalës së tij, ku ka theksuar se ai do të nisë në shkurt pikërisht me infermierët e QSUT dhe pastaj do të shtrihet në të gjithë vendin.

Por, takimin me mjekët kreu i qeverisë e ka bërë me dije edhe me një status në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se takimi ka kaluar me mirëkuptim. Shefi i qeverisë thekson se testimi i mjekëve është domosdoshmëri në rrugën e rilindjes se shëndetësisë. “Takim plot mirëkuptim dhe angazhim reciprok me përfaqësinë e mjekeve në QSUT. Testimi domosdoshmëri në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook. Sipas të dhënave janë 3720 mjekë dhe rreth 13 mijë infermierë e laborantë, që do t’i nënshtrohen testimit në të gjithë vendin. Testimi do të jetë në dy faza, ku faza e parë ka të bëjë me dijet bazë dhe faza e dytë do të jetë me raste konkrete me pacientë. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave