“Kënaqësi të jem këtu. Kujtim i jashtëzakonshëm ai i Arbër Xhaferit. Për qeverinë e Shqipërisë është privilegj të jemi të mikpritur siç na mikpresin miqtë dhe vëllezërit në Tetovë. Dialogu mes partive shqiptare mund të sjellë pozitivitet për të gjith”, tha Rama.
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi u shpreh “Nder që prita kryeministrin Edi Rama. Jemi të interesuar për suksesin e Shqipërisë. Shpreh shqetësim se ndihet varfërim i shqiptarëve të Maqedonisë”.
Gjatë takimit është biseduar për tema të interesit të përbashkët, përparimin plotësues të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore, për perspektivën euroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve.
Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni, ndërsa e dyta pas asaj në Kosovë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)