Rama tha se ishin dorëhequr
17 gjyqtarë/ KPK: Vetëm dy!

Rama tha se ishin dorëhequr<br />17 gjyqtarë/ KPK: Vetëm dy!<br /><br>
Gjatë takimit me Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker më 25 shkurt, kryeministri Edi Rama ishte shprehur se falë Vettingut në sistemin e drejtësisë, 17 gjyqtarë dhe prokurorë ishin vetëlarguar tashmë dhe nuk do të bënin më pjesë në këtë sistem.

Report TV i drejtoi Komisonit të Pavarur të Kualifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve një pyetje nëse është paraqitur ndonjë kërkesë tjetër për dorëheqje nga gjyqtarë apo prokurorë pranë këtij Komiisoni veç dt rasteve që janë bërë publike deri më tani dhe se kur mund të zbardhet apo të jetë publik vendimi për pranimin e dorëheqjes se ish-gjyqtarit Besnik Imeraj dhe ish- Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Në përgjigje të këtyre pyetjeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë me dije sot se Imeraj dhe Llalla janë të vetmit që kanë dhënë dorëheqjen deri tani nga trupa e sistemit të drejtësisë.

Lidhur me arsyetimin e dorëheqjes së Llallës, Komisioni po bën të ditur se po punohet dhe ai do të bëhet publik brenda afatit ligjor.

Deklarata e plotë e Komisionit të Pavarur të Kualifimimit

Fillimisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ju falënderon për korrektësinë që keni treguar deri më tani me trajtimin e kronikave që kanë pasur të bëjnë me procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Në përgjigje të pyetjes suaj të parë, KPK ju sjell në vëmendje se çdo subjekt ka të drejtë të japë dorëheqjen, sipas asaj që parashikon neni “G” i Aneksit të Kushtetutës. Subjektet e rivlerësimit e depozitojnë atë në organet përkatëse.

Komisioni ka bërë publik emrat e dy subjekteve të rivlerësimit, të cilët dhanë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, Z. Besnik Imeraj dhe Z. Adriatik Llalla. Për subjektin Imeraj, trupa gjykuese e ka bërë publik vendimin e arsyetuar në faqen zyrtare të institucionit, ndërsa për subjektin Llalla, treshja e komisionerëve po punon për hartimin e vendimit të arsyetuar, vendim i cili do të njoftohet edhe publikisht.

Afati i zbardhjes së vendimit është brenda 30 ditëve dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ju garanton se do të respektojë ligjin në germë dhe frymë.

Ju falënderojmë edhe një herë për bashkëpunimin. Punë të mbarë!

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari