Rama tha se me patronazhistët do fitojnë në 14 maj, ‘Rithemelimi’: Vrasës serial i zgjedhjeve! OSBE-ODHIR dhe KE ta mbajnë në vëzhgim

Rama tha se me patronazhistët do fitojnë në 14 maj, ‘Rithemelimi’: Vrasës serial i zgjedhjeve! OSBE-ODHIR dhe KE ta mbajnë në vëzhgim

Zëdhënësja e 'Rithemelimit', Floriana Garo

TIRANË- Deklarata e kryeministrit Edi Rama se socialistët janë një makineri e pathyeshme e se do i fitojnë zgjedhjet në 14 maj, nuk ka kaluar pa një reagim nga ana e demokratëve.

Zëdhënësja Floriana Garo, ka lënë pas zgjedhjet brenda partisë për t’i kthyer përgjigje Ramës, të cilin e ka cilësuar si “vrasësi serial i proceseve zgjedhore”. Rama tha se së bashku me patronazhistet po bëhet gati për të fituar zgjedhjet, e për Garon kjo deklaratë mjafton që OSBE-ODHIR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë ta mbajnë në monitorim.

“Pikërisht në ditën kur vëmendja e shqiptarëve, medias dhe politikës, është e plotë mbi primaret në Partinë Demokratike, nga strofulla e enverizmit nxjerr kryet me qoshe diktatoriale, lideri suprem i patronazhistëve. Edi Rama sapo sharroi sërish me plumba të drejtën e votës dhe lirinë e zgjedhjes, kur iu referua patronazhistëve të tij, një sistemi infamoz dhe mafioz, që ka thyer rëndë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet, duke i njollosur ato përmes spiunimesh dhe manipulimesh.

Me sistemin e patronazhistëve jemi një makineri e pathyeshme, tha Rama.Ai harron, ose bën sikur, se çka ai quan sistem është kritikuar dhe kundërshtuar, si nga ODHIR ashtu dhe nga Komisioni Europian. Çka ai quan sistem, nuk është gjë më shumë se një rrjet bracash elektoralë, hajdutë xhepash, që fusin duart në një ndër proceset më intime dhe të pavarura ndër të drejtat e njeriut, zgjedhjen e lirë nëpërmjet votes së fshehtë.

Çka ai quan sistem, nuk është gjë tjetër veçse skota pararendëse e ajatollahizmit elektoral, që u pasua nga sulmi kibernetik Iranian. Çka Rama quan ‘makineri të pathyeshme’ raporti i ODHIR e klasifikon si më poshtë: “Rrjedhja e të dhënave  personale  sensitive  të  rreth 900,000  shtetasve  shqiptarë  para  zgjedhjeve,  duke  përfshirë  edhe preferencat  e  tyre  politike,  u kthye  në  shqetësim  serioz  dhe  i  bëri  zgjedhësit  vulnerabël  ndaj  presionit.

Ndarja ose kombinimi  i paautorizuar  i  të  dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik mund të konsiderohet shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për  jetën  private dhe familjare. Kjo mund të dëmtojë besimin e elektoratit, duke përfshirë edhe  besimin te fshehtësia e votës së tyre”.

Partia Demokratike dënon me forcë këtë riangazhim në poshtërsi dhe këtë mburrje në hajdutëri të Edi Ramës dhe shpurës së tij, me dosje që shtrihen nga malet e Dibrës në faqet e gazetës Bild në Berlin. U bëjmë thirje OSBE-ODHIR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të këtij vrasësi serial të procesve zgjedhore. Shqiptarëve u përsërisim thirrjen se dalja në shesh më 6 dhjetor, është një kambanë alarmi që e drejta e votës të mos ju merret nga ajatollahët e Ramës, por të jetë e tyrja.

Ashtu siç u respektohet qytetarëve të gjithë shtetarëve europianë që vijnë të martën në Tiranë, ashtu duhet respektuar edhe e drejta e tyre për votë të lirë dhe të fshehtë”, tha Garo.

Ky reagim erdhi pasi kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Socialiste do i fitojë zgjedhjet, duke thënë se socialistët janë “të pathyeshëm”, “makineri”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare