Brenda pak ditësh thesari i dinastisë së Marubëve do të jetë në Muzeun e Shkodrës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook, ku njofton se Muezu i Shkodrës do të hapet në Ditën e Europës.
"Shumë i lumtur që për pak ditë thesari i dinastisë së Marubëve do të futet në Muzeun më të ri Kombëtar, në Shkodër. Pas shumë vitesh rrugëve të braktisjes në mëshirën e fatit, ky thesar i paçmueshëm jo vetëm i kulturës tonë kombëtare, po i vetë qytetërimit europian, do të konservohet dhe ekspozohet për publikun në kushtet më optimale. Krenar për këtë kontribut të rëndësishëm të qeverisë në shpëtimin e thesarit të Marubëve," shkruan Rama.

Kryeministri falenderon ata që ruajtën thesarin nga rreziku real i shkatërrimit përfundimtar.
"Faleminderit nga zemra atij grushti njerezish në Shkodër, të cilët me pasionin e dashurisë për kulturën dhe me besnikëri të madhe ndaj punës, në kushtet më të mjera dhe pa asnjë mbështetje, e ruajtën thesarin nga rreziku real i shkatërrimit përfundimtar," thotë kreu i qeverisë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com