Rama thirrje emigrantëve nga Belshi: Kush investon në agro-turizëm në Shqipëri, i japim grant 5 mijë euro

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë, që të kthehen në vendin e tyre për të investuar, ndërsa tha se qeveria do t’i japë 5 mijë euro grant çdo emigranti që vjen e ndërton shtëpinë e babait apo të gjyshit, për të nxitur kështu agro-turizmin.

Gjatë takimit me banorët në Blesh, Rama tha se ky vend i rilindur vizitohet çdo javë nga 4 mijë vizitorë, ndërsa theksoi se agroturizmin në vend tonë është ende në fillimet e tij por që gjatë mandatit të tretë do të kenë një mbështesje të madhe nga qeveria.

“4 mijë vizitorë në javë në Belsh. Ne kemi vendosur që gjatë mandatit të 3 do i japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipërisë të rindërtojë shtëpinë e gjyshërve, apo të babës çdo emigranti për t’u kthyer këto shtëpi në pjesë të motorit në mundësi të sjelljes së parave. Pa i kërkuar llogari për asgjë tjetër, përveçse ato mos të jenë para të krimit. Një amnisti për ata emigrantë që duan të investojnë këtu. Kjo do të sjellë transformimi të madh ekonomik, siç ka sjell në zona të bekuara të Italisë. Agroturizmi në Shqipëri është akoma në embrion”, tha Rama.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen