Rama: Shkodra, bashkia që ka humbur më së shumti! Nëse marrim drejtimin, zbatojmë dy programe të mëdha investimi

 

Gjatë takimit përmbyllës për fushatën e PS në Shkodër, kryetari i PS, Edi Rama tha se Shkodra është bashkia me humbjet më të mëdha që nga viti 1992 për shkak se ka votuar në mënyrë të verbër vetëm për kandidatët e Berishës, duke shtuar se këta të fundit nuk kanë bërë asnjë punë për qytetin.

Ai tha se Shkodra duhet të jetë një ndër motorët ekonomikë për vendin dhe jo të ketë ende probleme me pastrimin e qytetit.

“Po për të pastruar a iu kanë munguar fondet këtyre? Jo atëherë pse është Shkodra qyteti më i ndotur, pse është bashkia me më shumë probleme? Sepse vota që iu është dhënë atyre pa u kërkuar llogari, i ka bërë të mendojnë se nuk ka asnjë problem. Këta si pastruan si nuk pastruan thonë votën do na e japin. Se thonë nuk votojnë komunizmin. Dhe kush paguan këtu?  Nuk paguan PS se si i morëm votat këtu si jo, përcakton nëse jemi apo jo në qeveri. Është Shkodra që paguan dhe kështu paguan Shqipëria koston e madhe sepse kjo zonë është bërë nga Zoti për të qenë një nga motorët ekonomikë të këtij vendi. Të ketë Korça 400 mijë turistë në vit dhe Shkodra të mos arrijë dot as 100 mijë?!”-tha Rama.

Mes të tjerash, kryesocialisti shtoi se nëse Partisë Socialiste do t’i jepet mundësia të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës, atëherë do të zbatohen dy programe të cilat do të bëjnë që qytetet e tjera ta kenë zili Shkodrën.

“Nëse neve na jepet mundësia që ta bëjmë atë projektin e hryjes së Shkodrës, të kompleksit turistik me marinën me amfiteatrin në këmbët e kalasë, pjesën e ndërhyrjes tek liqeni nga Zogaj në Shirokë, dhe pastaj nuk do jetë Shkodra që do ketë zili Vlorën apo që do shohë me zemër të thyer Korçën apo ku di unë. Do jenë ato që do kenë zili Shkodrëën. Kemi dy programe të mëdha investimesh këtu, nëse marrim drejtimin, i bëjmë shumë më shpejt, nëse do vijojmë të merremi jo më jep letrat e shpronësimeve, jo bëj ktë jo atë, do vonohet zhvillimi dhe ekonomia në Shkodër”-përfundoi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama mbyll fushatën në Shkodër: Benet Beci kandidati ideal, as blu as mavi! Nëse fitojmë bashkinë, zbatojmë dy programe të mëdha investimi


B.V/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë