Rama thirrje shqiptarëve të Malit të Zi: Votoni Listën Shqiptare, ka shumë për të bërë por Gjukanoviç i duhuri

Me anë të një video konference kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi që të votojnë listën shqiptare me datë 30 gusht, kur edhe do të mbahen zgjedhjet.

Rama gjithashtu përsëriti mbështetjen për presidentin Milo Gjukanovic. Sipas kryeministrit natyrisht që ka shumë për të bërë dhe gjithkush mund të ketë kritika, por duke mbështetur Gjukanovic vendi do të shkojë drejt zgjidhjes së këtyre problemeve.

"Kjo e dielë, 30 gusht, nuk është e zakonshme për vendin ku keni shtëpinë tuaj, ku jetoni, punoni e rrisni fëmijët tuaj!

Nuk është një e dielë e zakonshme jo sepse do të votoni dhe gjithnje një ditë votimi s'eshte si te tjerat, por sepse këtë herë do t'ju duhet të bëni një zgjedhje me një rëndësi të posaçme! Dhe si asnjëherë tjetër do të zgjidhni më shumë se sa thjesht për një parti: Do të zgjidhni për vetë fatin e shqiptarëve në Malin e Zi!

Një Mal i Zi me frymën euroatlantike të botës së cilës ne, shqiptarët në Shqipëri e kudo i përkasim apo një Mal i Zi me frymëmarrje të penguar nga ndikime jashtë botës sonë!

Një Mal i Zi ku pozita juaj fuqizohet brenda kornizës së vlerave e të standarteve perëndimore, të Bashkimit Europian e të NATO-s, apo një Mal i Zi ku këto pika strategjike referimi interferohen nga valë të tjera dhe pozita juaj dobësohet!

Një Mal i Zi me të cilin Shqipëria ecën krah për krah në të njëjtin drejtim dhe me të njëjtat synime madhore për të ardhmen e fëmijëve tanë apo një Mal i Zi që kthen sytë në drejtime të tjera!

Unë besoj se zgjedhja juaj është e qartë dhe shpresoj që vota juaj të jetë e bashkuar në të njëjtin drejtim që fuqizon përfaqësimin tuaj në jetën politike të Malit të Zi dhe shkon në harmoni me zgjedhjen e duhur për atë vend që duhet të vazhdojë përpara.

Prandaj, ju bëj thirrje të mos e lini për asnjë arsye pa e ushtruar të drejtën e votës suaj dhe ta mbështesni sa më fuqimisht Listën Shqiptare. Ajo listë nuk është thjesht një mbledhje

partish shqiptare, po lidh për herë të parë lidhur Malësinë dhe Ulqinin e, si rrjedhojë, lidh bashkë shqiptarët në ato treva për të mbështetur njeri-tjetrin dhe drejtimin euroatlantik të Malit të Zi.

Ju mund të mos jeni shume të mëdhenj në numër, por pesha juaj eshte aspak e vogel dhe ne keto zgjedhje cdo vote peshon me shume se sa ne te gjitha zgjedhjet pas pavaresise se vendit te bukur ku jetoni.

Roli juaj ka qene e mbetet i pazëvendësueshëm në pavaresimin e Malit te Zi, ne zhvillimin e demokracisë shumë-etnike e zhvillimin demokratik e social të Malit të tij; Sot ju kryeni detyra te rendesishme në të gjitha nivelet institucionale te shtetit tuaj për të mbështetur procesin e integrimit evropian;

Dhe mos e harroni cfare perpjekjesh ka bere e ben diaspora e shkelqyer e shqiptarëve nga Mali i Zi, si një zëdhënëse e fuqishme e

interesave kombëtare anë e kënd botës dhe si mbrojtese e frymes euroatlantike ne teresi. Prandaj, vellezer e motra, perfshihuni, perfshihuni, perfshihuni dhe te dielen dilni nga shtepia per te mbështetur Listën Shqiptare dhe mbrojtur e forcuar partneritetin strategjik me Presidentin Gjukanovic, për një Mal të Zi pro-perendimor e demokratik.

E di qe ka ende plot probleme per te zgjidhur, po ku nuk ka? E di qe ka ende shume per te arritur per shqiptaret ne Malin e Zi, po si tjeter mund te arrihet pa ate partneritet te sigurte strategjik qe ju keni ndertuar? E di qe keni plot kritika per partine ne pushtet atje dhe per vete liderin e saj, po qe te vazhdoni te kritikoni dhe nderkohe te keni mundesine te realizoni me shume akoma, votoni Listen Shqiptare!"-u shpreh Rama.

Pesë parti shqiptare në Mal të Zi do të garojnë në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit 2020. Liderët e Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar në zgjedhje me një listë të përbashkët të kandidatëve.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës