Rama thumbon LSI-në: S’kishte portal që i bënte derman miletit

Rama thumbon LSI-në: S’kishte portal që i bënte derman miletit

Kryeministri Edi Rama ironizoi dje ish-aleaten e tij në qeveri, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gjatë takimit të përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ku u treguan rastet e mbërritura tek platforma e bashkëqeverisjes, Rama deklaroi se kjo mazhorancë ka arritur të zgjidhë disa prej ankesave të qytetarëve sepse populli i dha mundësinë të qeverisë e vetme.

Sipas tij, nëse PS do të kishte në prehër edhe LSI, atëherë problemet e qytetarëve nuk do të zgjidheshin dot nga asnjë portal. “Falë Zotit, por në fakt, falë zotit në Tokë, që është sovrani popull, që na dha mundësinë të marrim një mandat pa të tjerë në prehër, se po të kishim ata të tjerët në prehër, s’kishte portal që i bënte derman këtij mileti, nëqoftëse ankesa përplasej me fundin e tepsisë së tyre.

Platforma e Bashkëqeverisjes nuk është një instrument, siç e quan “kazani”, ekstra ligjor, nuk është as instrument që zëvendëson shtetin, por është instrument i shtetit për ta bërë veten më funksional. Është një instrument inovativ, – na jep mundësinë teknologjia, se po të mos kishim teknologjinë s’do ta bënim dot, – që të gjitha zyrat e ashtuquajtura të ankesave, apo të pritjes së popullit, ku kushedi sa letra mund të keni çuar përpara dhe s’keni marrë as përgjigje, i ka mbledhur të gjitha dhe i ka futur në xhepin tuaj, tek celulari, “spiuni në xhep” që e quaj unë”, tha Edi Rama.

Ai bëri edhe bilancin e të ndëshkuarve në administratë dhe ankesave të mbërritura nga qytetarët në portal. Kryeministri deklaroi se deri tani janë ndëshkuar 685 punonjës, ndërsa qytetarët janë ankuar plot 32.396 herë. “Sot që flasim janë 685 të ndëshkuar në administratë për mosreagim dhe për zvarritje të qytetarëve. Ndëshkimi i tyre nuk do kishte ndodhur në rast se nuk do të ishte Platforma që iu jep mundësi qytetarëve të ankohen dhe në rast se parimi i platformës nuk do të ishte, zgjidh për qytetarin dhe ndëshko këdo që e ka penguar zgjidhjen e tij.

Janë 62 raste në proces hetimi, pikërisht sepse janë identifikuar pasi janë dhënë zgjidhjet. Edhe një shifër tjetër; Numri total i ankesave në drejtim të qeverisë nga njerëzit e zakonshëm, që nga dita e futjes në funksion të Platformës është 32 396, nga të cilët 30 962 njerëz kanë marrë përgjigje, të tjerët janë në proces”, deklaroi Edi Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar