Kryeministri Edi Rama ka ‘thumbuar’ disa prej socialistëve 'të rinj' dhe 'të vjetër', të cilët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme nga kjo forcë politike gjatë muajve të fundit.

Duket se në shënjestër të retorikës së Ramës, pavarësisht se nuk përmendi emra, të kenë qenë deputetja Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si ligjvënëse e pavarur, ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, e cila doli në mbështetje të protestave për 'Zvërnecin', si dhe deputeten Elisa Spiropali, e cila mungoi gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PS.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS, Rama tha se “ata që kalëruan këtë parti sa mudën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”.

“Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën sëbashku në një prurje që nxorri në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”, tha mes të tjerash Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por nga emri i Kushner dhe hija e Trump! S’ka dorëheqje, sheshi i protestës, studio për të ushqyer algoritmin