Rama timonier i vetëm? Basha:
Jo pushtet absolut një njeriu

Rama timonier i vetëm? Basha:<br />Jo pushtet absolut një njeriu
Nga Lezha në mitingun përmbyllës për fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit, kryetari i PD, Lulzim Basha premtoi një  ndryshim rrënjësor në qeverisje nëse do t’i besohet të djathtës ditën e diel.
 
Basha u shpreh se Rama flet vetëm për timonin, por sipas tij nuk na duhen edhe katër vite të tjera pushtet absolut i një njeriu, prandaj duhet të votohet PD, pasi kryeministri nuk i mbajti premtimet.

“Bota po ndryshon, të dielën do të ndryshojë edhe Shqipëria. Koha e sundimtarëve do të marrë fund. Shqiptarët do të marrin Shqipërinë në dorë, ju keni në dorë fatin e ndryshimeve Kushtetuese.
 
4 vite kanë kaluar të vështirë që nisën me premtimet më të bukura për 300 mijë vende pune, por gënjeu, zero premtime.
 
Mijëra biznese janë mbyllur. Edi Rama vjen përsëri dhe sjell të njëjtat premtime. Ai i besoni ju? Nuk keni si ti besoni, se nuk ka plan.
 
56% e shqiptarëve duan të largohen, ky i ka taksat më të larta në Ballkan. Rama vjen vetëm me premtime, pa plan.
 
Edi Rama nuk donte të merrej me motorin që është ekonomia, por vetëm me timonin, u pasurua me çetën e tij. Ua thanë sot edhe  mediat gjermane; E vetmja forcë me një plan është PD.
 
O fermerë, të harruarit dhe të braktisurit e mëdhenj, që nuk merreni subvencione dhe Rama tallet.
 
Në dogana do të vendosim tarifa, që të mos konkurrohet në mënyrë të paligjshme djersa e fermerëve tanë.
 
Brenda 4 viteve, pensioni minimal 25 mijë lekë. Rama flet vetëm për timonin, a na duhen edhe katër vite të tjera pushtet absolut i një njeriu.
 
Të tjerat që thotë Rama janë ‘Dokra hini’ sikur thoshte Fishta. Reforma në Drejtësi nisi, nuk votohet për atë, por për ekonominë
” deklaroi Basha.
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë