TIRANE- Tragjedia në minierën e Pogradecit u bë objekt debati në seancën e sotme parlamentare.

Rama në seancën plenare u ndal dhe tek tragjedia në minierën e Pogradecit. Duke lënë evasive numrin e të vdekurve, për shkak se skuadra e kërkimit vazhdon punën, bëri me faj keqqeverisjen 8 vjeçare të kryeministrit Berisha.
 
“Humbën jetë për të nxjerrë nga miniera e mbyllur disa grushta mineralë për të siguruar mbijetesën. Varfërinë e tyre nuk e sollëm ne por pas 8 vitesh keqqeverisje nga ana e juaj. Varfërinë e njerëzve që sot na shkruajnë dita ditës dhe kërkojnë ndihmën që u jep ligji.

Ju paratë e gojës së tyre i harxhuat dhe i bëtë rrush e kumbulla për fushatën e 23 qershorit. Shkuat deri tek ushqimet dhe rezervat e shtetit që ky shtet duhet të kishte dhe rrëmbyet fasule, oriz çizme e gjithçka gjetët për fushatë. Ju i bëtë rrush e kumbulla paratë e institucioneve për të funksionuar normalisht" (deputetët e PD-së hedhin kartëmonedha falso 20 mijë lekëshe me foton e Edi Ramës)   

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)