Rama: Tregjet e kafshëve si
në mesjetë, situata alarmante

Rama: Tregjet e kafshëve si<br />në mesjetë, situata alarmante
Në një takim me kryebashkiakët për tregjet e kafshëve, kryeministri Rama deklaroi se situata është alarmante në 33 tregje dhe se nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me certifikatë veterinare ose do të sekuestrohen.
 
Rama u shpreh se nuk mund të lejojmë që mishi të theret e të shitet në Shqipëri si në Mesjetë, pasi siguria ushqimore është një nga kushtet e BE.

"Tregjet janë kërcënim për sigurinë e jetës së konsumatorit. Jemi shumë të shqetësuar për nivelin e shërbimit veterinar që ofrohet në bashki, është trashëgimi e rëndë.
 
Ne duam që kjo situatë të adresohet urgjent, nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruar me certifikatë veterinare ose të sekuestrohen.

Për këtë do të keni mbështetjen e policisë së shtetit. Në 2017 do të matrikullohen të gjitha kafshët, edhe ato që theren, nuk do të ketë më shans që të lëviznin pa matrikulluar.
 
Bashkëpunim me të gjithë pa dallime partiake. Nuk mund të lejojmë që mishi të theret e të shitet në Shqipëri si në Mesjetë" deklaroi Rama ndër të tjera. 


Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakët për lejimin e tregjeve informale të gjësë së gjallë.
 
"Një pjesë e tregjeve janë deklaruar të mbyllura, por funksionojnë akoma nën sytë tuaj, me tolerancën tuaj dhe jashtë cdo lloj kujdesi minimal për të adresuar këtë situatë dhe për t'i bllokuar". 



Ndërsa ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti theksoi se shërbimit veterinar i del edhe një sfidë tjetër e madhe e gripit të shpendëve.
 
"Këtu kërkohet bashkëpunim, pasi një pjesë pularive janë pjesë e territorit të bashkive" deklaroi ministri.
 
Ministria e Bujqësisë dha alarmin sot se Shqipëria rrezikon që të preket nga gripi i shpendëve dhe për këtë si hap të parë ka vendosur bllokimin e importit nga vendet e prekura. 

Fjala e Ramës
"Në këto tregje ka kafshë të pa matruikullua, situata është e denjë për mesjetën.
 
Një pjesë e tregjeve janë deklaruar të mbyllura, por funksionojnë akoma nën sytë tuaj, me tolerancën tuaj dhe jashtë cdo lloj kujdesi minimal për të adresuar këtë situatë dhe për t'i bllokuar.
 
Ka disa bashki, ku tregjet jo vetëm që janë jashtë cdo standardi, por bëjnë aktivitet të pa miratuar as formalisht, jashtë cdo ndikimi të qeverisjes vendore dhe në dëm të përditshëm të shëndetit të banorëve.
 
Tregjet janë pa asnjë lloj rrethimi dhe të pa kontrolluar. Shërbimi veterinar krej formalisht me korrupsion dhe për më tej, pa bërë asnjë shërbim asnjë shërbim dezinfektimi për kafshët dhe personat që hyjnë në këto tregje.
 
Tregjet janë kërcënim për sigurinë e jetës së konsumatorit. Jemi shumë të shqetësuar për nivelin e shërbimit veterinar që ofrohet në bashki, është trashëgimi e rëndë për ju.
 
Veterinerët janë të pa infromuar për kompetencat dhe detyrat që janë sipas ligjit, për të ushtruar funksionon pranë këtyre tregjeve.
 
Kjo është situata, merreni si një alarm, jo si gjykim negativ për ju, pasi ajo që na intereson është ajo që do të bëjmë sëbashku, nëse secili alarmohet për këtë situatë dhe nuk pajtohet me këtë situatë.
 
Patjetër jam i vetëdijshëm, që nuk mund ta përballoni dot të vetëm, por do të keni mbështetjen e qeverisë, që nuk do u mungojë për të bllokuar këto tregje që kërkojnë jetën e qytetarëve.
 
Vendosmëri për t'u përballur me këtë informalitet, pasi është turp për të gjithë.
 
Ne duam që kjo situatë të adresohet urgjent, nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruar me certifikatë veterinare ose të sekuestrohen.
 
Për këtë do të keni mbështetjen e policisë së shtetit. Në 2017 do të matrilullohen të gjitha kafshët, edhe ato që theren, nuk do të ketë më shans që të lëviznin pa matrikulluar.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë

Adi Krasta ka hyrë nën sqetullën e pushtetit në Kosovë