Rama tregon historinë: Kjo është për ata që i kanë sytë, po i pengon mllefi (VIDEO)

Rama tregon historinë: Kjo është për ata që i kanë sytë, po i pengon mllefi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një çështje të zgjidhur nga platforma e bashkëqeverisjes për një qytetar që kishte probleme me lidhjen e energjisë elektrike për shkak të mbifaturimit.

Halim Llaha në 2011 kishte marrë një faturë 60 mijë lekë për mbifaturim, ndërsa punonjësit nuk pranonin ta hiqnin pa e paguar fillimisht dhe më pas të bënte ankesën.

Por pak muaj më parë si thotë se i është drejtuar platformës, ndërsa ka marrë përgjigje për 8 ditë duke zgjidhur problemin. Rama shkruan se kjo është një tjetër histori për ata që i mllefi i pengon të shohin.

"Pa u mërzitur me disa që i kanë sytë për bukuri, po mllefi i pengon të shohin, e me vullnetin e palëkundur për t'iu gjendur pranë çdo njeriu të zakonshëm në nevojë për ndihmë" thotë Rama.  

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit