Opozita në parlament ka kushtëzuar votën për reformën zgjedhore me listat e hapura. Ndërkohë që Rudina Hajdari i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të shprehet nëse është pro apo jo ndryshimit të sistemit. Edi Rama tha se nuk u druhet listave të hapura, por listoi arsyet se përse është skeptik.
"Ju zonja Hajdari dhe Murrizit u takon një reflektim, që ne e kemi respektuar jo vetëm me fjalë por më të gjitha rregullat nismën tuaj. Duhet të reflektoni që ky është një proces, që konsensusi duhet të provojë një rezultat për Shqipërinë, ku cdo palë duhet të bëjë koncesionet e veta. Ne jemi pala, që jo se na takon, por e kemi në vetëdije që të bëjmë më shumë koncesione më shumë se të tjerët, koncesione politike, jo për vepra publike. Ju e dini mendimin tim për listat e hapura, unë nuk besoj te efekti i tyre çudibërës, ashtu sikundër mendoj se e listat e hapura e ndërlikojnë administrimin e votës, sepse në procesin e administrimit, sidomos të numërimit, të gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve, më e pakta që mund të thuash është se nuk është e lehtë.
Tani po të llogarisësh listat e hapura dhe po të kthehemi të shohim sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura, nuk e di si mund të mbarojmë një numërim të kontestueshëm. Por jam dakord me ju me një pikë. Po është e vërtetë, opinioni publik ka një bindje të përgjithshme se listat e hapura janë zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura.
Besoj që në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim, a arrijmë të merremi vesh apo jo këtë do ta shohim në proces, por sigurisht që procesi është me risk se po s'u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura, as numërim partiak, me të cilin ju duhet të bini dakord se i bie t'u themi atyre jashtë, ca bëmë me ju nuk vlen më se do të bëjmë me këta. Ne jemi në një, nuk jemi në kushtet që kemi bërë ndonjë martesë, se ta dish (i thotë Murrizit) idenë e martesës sime me Lulin, nuk ka ndodhur, por një krushqi e kemi, të dyfishtë edhe me ata edhe me ju, që duhet ta bëjmë që të nxjerrim rezultatin nga salla se përndryshe ngelim pa asgjë se na bie e gjithë ajo që për të cilën jemi të interesuar, që nënkupton konsensus, por një produkt me standarde dhe që mundësisht të krijojë një klimë më të madhe besimi mes palëve. Nëse ju më thoni që ne duam listat e hapura, heqjen e koalicioneve dhe ne duam që në komisione PD-ja dhe Basha mos ketë njerëz, atëherë po më thoni ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi të bëjmë asgjë për ta kthyer lepurin e madh në formë luani në një mace që është aty, por jo aq agresive ta detyrojë të mendojë mos të hyjë në zgjedhje" tha ai" tha ai.
Lajmi kryesor: