Kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se një çështje kryesore ku do të punohet është edhe “shtrëngimi” i skemës së sigurimeve, me qëllim që të gjithë të kontribuojnë.

“Të shtrëngojmë skemën e sigurimeve, që të kontribojnë të gjithë, jo që një pjesë të fsheh paranë që t’i shmangen taksave dhe kontributeve shoqërore”, tha Rama.

Kjo vjen edhe pas skandalit të publikimit të pagave, ku u vu re se një pjese e mirë nuk kishin deklaruar pagën e plotë të punonjësve të tyre.


Lajmi kryesor:

Mosdeklarimi i plotë i pagës, propozimi i Ramës: Ai që denoncon dhe humbet do t’i jepet garanci financiare! Në verë kalim pa doganë mes Shqipërisë dhe Kosovës