Rama: Të shtrëngojmë dhëmbët, të durojmë, të rezistojmë...kemi hyrë në javën e vështirë dhe po humbasim njerëz (VIDEO)

TIRANË - Teksa vendi ynë ka hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim jetë njerëzish, kryeministri Edi Rama thotë se ajo që kemi në dorë është të kufizojmë lëvizjet dhe të ruajmë distancën, e të respektojmë rregullat e higjienës.

Postimin në rrjetet sociale kryeministri e shoqëron me një video të një zyrtareje amerikane, e cila gjatë një dalje publike thotë se virusi nuk fal dhe shpërndahet përpara se ju të kuptoni se e keni marrë atë.

Në video, nga fjalimi i zyrtares, ku ajo shprehet se: “vendi ka pamjaftueshmëri të mjeteve mbrojtëse personale dhe se situata e vështirë i bënë ata që të ndryshojnë protokolle përditë, pa mundësi të dyta...”, duket qartazi se situata e vështirë prej pandemisë së koronavirus ka gjunjëzuar edhe një superfuqi si SHBA.

Në një farë menyre kryeministri kërkon të bëjë të qartë edhe njëherë rrezikshmërinë që ky virus respirator paraqet, si dhe justifikuar në një farë mënyre vendimin për marrjen e këtyre masave ekstreme.“Virusi nuk fal dhe na gënjen të mendojmë se nuk është gjë tjetër veçse grip. Për shumë nga ne mund të mos jetë më keq se gripi prandaj ne nuk e kuptojmë pse mbyllen shkollat, restorantet dhe tani virusi po merr tërë lirinë tonë të paçmuar. Por problemi i vërtetë nuk është për ata 80% që shërohen brenda një jave, por për ata 20% e pacientëve, të moshuarit, ata që kanë imunitet të dobët apo probleme të tjera shëndetësore që do t’iu duhet më shumë mbështetje, oksigjen dhe një frymarrje e drejtuar...”, thuhet në një pjesë të fjalimit të zyrtares.

"Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz

Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha:

Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri - tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar

*Kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës", shkruan Rama.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 24/03/2020 01:19

    Po humbim njerez sepse nuk ke blere ilace,shkerdhate,sepse i ke vjedh leket,,,a ke avigan dhe cladomofil...legen...japonia eshte e gjitha ne rruge sepse ka perdorur aviganin.....

    Përgjigju
  • Altin: 23/03/2020 12:22

    Po ne pune kur do shkosh ti o robo? Mbete ne surrel. Meqe ra fjala pse s caktove ilir beqjan si pergjegjen per situaten?

    Përgjigju
  • Edo KUJDESU per ate. Serbin. Sali. !: 23/03/2020 12:01

    Blija. Token e fundit ,,Rezervoja .. Se Mjekesine ta la ne Zero AI... E shume gjera te tjera ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë