Kryeministri Edi Rama këtë fundvit u ka “dhuruar” fëmijëve të vegjël Qendrën e Re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.
Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Rama nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Nëpërmjet një video në të cilën tregohet se pluhuri, myku, lagështia apo edhe merimangat i kanë lënë vendin një ndërtese moderne me ambientet e duhura për edukimin e brezit të ri.
Për kryeministrin Rama, kjo qendër një tjetër hap në rrugën e Rilindjes në Arsim e Kulturë, duke premtuar se nuk do të mbetet kaq.
“Të enjten 29 dhjetor, çel dyert Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijët, një tjetër hap në rrugën e Rilindjes në Arsim e Kulturë, që do të pasohet nga shumë hapa të tjerë, në rrugën e vështirë të një kthese të madhe pas njëzet e kusur vitesh keqqeverisje e rrënim të vazhdueshëm…”, shkruan Rama.
/Shqiptarja.com