Rama: U organizua me ndihmë
nga brenda grabitja e 3.2 mln $

Rama: U organizua me ndihmë<br />nga brenda grabitja e 3.2 mln $
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar përmes Komunikimit të tij Javor në Facebook, për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Qafë Kashar.
 
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo grabitje ka qenë e mirëorganizuar dhe se grabitësist kanë pasur ndihmë nga institucionet që kanë rënë viktimë e kësaj grabitje.
 
''Kanë ndodhur disa grabitje të kësaj natyre vitet e fundit. Nuk është një fenomen i ri. Në qeverisjen e kaluar bankat janë grabitur 32 herë. Grabitjet kanë qenë të organizuara me një ndihmë nga brenda këtyre institucioneve'',-u shpreh kryeministri.
 
Rama shtroi gjithashtu se Policia e Shtetit, nuk ka gisht në këtë grabitje, dhe se është njoftuar vonë. 
 
''Policia e Shtetit jo vetëm që nuk ka gisht në grabitjen e bankave, por ka kërkuar nga bankat marrjen e masave për sigurimin e zinxhirit të brendshëm të tyre. Në rastin e fundit ka pasur vonesë në lajmërimin e policisë. Policia private dhe banka nuk kanë zbatuar rregullat'',- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama ka kujtuar rastin e Berlinit, për Vitin e Ri, ku terroristi që shtypi disa persona me kamion në qendër të kryeqytetit, ku jo vetëm që nuk u kap në flagrancë, por u arrestua disa ditë më vonë në një shtet tjetër.

Sipas Ramës, në asnjë vend nuk vrapojnë të sulmojnë policinë në raste të tilla. Kryeministri tha se opozita ekzaltohet kur ngjarje të tilla ndodhin.
 
''Jo vetëm që s’u kap dot në flagrancë autori në Berlin por u arrestua ditë më vonë madje në një shtet tjetër. Askush, as opozitarët dhe as gazetarët nuk vrapuan të sulmojnë egërsisht policinë, kurse këta t'i nxjerrin fundin kazanit të llafeve vetëm për ta mbuluar me llum…barbari politike e pashoqe dhe e turpshme, në asnjë vend tjetër s’bën vaki…u ndizen sytë flakë kur ndodh një krim”, -tha Rama për opozitën.

Rama deklaroi se ata që sulmojnë Policinë e Shtetit, janë pikërisht edhe ata që sulmojnë vettingun dhe Reformën në Drejtësi.

Por këto sulme, shtoi Rama, nuk do ta ndalin as qeverisë dhe as Policinë e Shtetit, në rrugën e reformave për të rilindur Shqipërinë.
 
''Ata që sulmojnë policinë e Shtetit, janë po ata që sulmojnë vettingun. Janë po ata që sulmojnë Reformën në Drejtësi. Janë po ata që kanë tmerr nga pastrimi i drejtësisë. S'ka diskutim që edhe afrimi i zgjedhjeve, do ta çojë në nivele të reja tërbimin ndaj policisë, dhe sigurisht nga kësaj qeverie. Por nuk do të ndalin as policinë dhe as qeverinë, në rrugën e reformave për të rilindur Shqipërinë. Tërbimi do t'u rritet së bashku me ankthin që do t'u thotë se humbja e këtyre zgjedhjeve, është humbja e shansit të fundit për ta kthyer përmbys Reformën në Drejtësi'',- u shpreh kryeministri. 

Të enjten e kaluar në mesditë, u grabitën në rrugën e Rinasit, 3.2 milionë dollarë, të nje banke të nivelit të dytë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët