Rama u përgjigjet kritikëve: I mirëkuptoj ankesat, por kemi bërë dhe jo pak madje (VIDEO)

Duke marrë shkas që shumë komentues kanë shfaqur kritika ndaj kryeministrit,që nuk i ka kushtuar vëmendje fshatrave, ai u ka dhenë disa përgjigje nëpërmjet një videoje nga Myzeqeja. Me një video në Facebook, kreu i qeverisë thotë se i “mirëkupton ankesat”, por thekson se nuk e pranon dot faktin që nuk është bërë asgjë në këtë drejtim edhe pse do bëhet akoma edhe më shumë.

I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin. JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET MË SHUMË AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zones bujqësore”, shkruan kryeministri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 30/08/2019 23:07

    Mir e ke ti cubi po historia 30 vjecare ka treguar se njeriun e punes nuk e do njeri. Ketu ishte vendi i rrumpalles. Mir e kan se paraardhesi na beri ca rruge qe skan asnje lloj standati 3 m gjersi,qe po te vijn makina ne krah te kundert do besh pas 300 m e te hapesh krahun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla