Rama ulet në karrigen e
Berishës,Doktori e diagnostikon

Rama ulet në karrigen e<br />Berishës,Doktori e diagnostikon
Ndërsa në Parlamentin e Shqipërisë po vijonte votimi për presidentin e ri ku e vetmja alternativë është ajo e Ilir Metës, Rama gjeti rastin për të bërë pak humor.

Pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, kryeministri u ul në karrigen e Berishës, pranë ministrave të tij, të cilët gjatë votimit ishin ulur në karriget e krahut të djathtë.

Në momentin që u thirr emri “Berisha Sali”, Rama është përgjigjur “Këtu” dhe ka ngritur dorën.

Por kjo nuk është anashkaluar nga vetë Berisha i cili ka reaguar menjëherë duke “diagnostikuar sëmundjen” e kryeministrit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me veprimin e kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit u ul në vendin e deputetit demokrat, në kohën kur u zhvillua dhe votimit për Presidentin e Ri të Republikës, Ilir Meta.

Berisha me anë të mesazhi në ‘Facebook’ thekson se Rama vuan nga kompleksi i Edipit.

“Miq, kjo foto e sotme dëshmon dhe një herë se Edivin Kristaq Rama, pas Kompleksit të Edipit, nga i cili vuan që në lindje, kompleksi i dyte i tmerrshëm që do ta shoqërojë edhe në atë jetë është Kompleksi Sali. Është i pashpresë!”, citohet në mesazhin e Berishës.

[gallery]22025[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën