TIRANE- Sipas kreut të qeverisë, Edi Rama, fitorja e betejës kundër evazionit është e barabartë me ulje taksash, rritje rrogash dhe mundësi shumë më të mëdha për investime publike në të mirë të çdo komuniteti.
Në fjalën e mbajtur përpara drejtuesve të tatimeve e doganave, i shoqëruar nga kreu i tatimeve Briseida Shehaj dhe ajo e doganave Pranvera Behushi, Rama theksoi se ulja e informalitetit në nivelet e pranueshme të një vendi normal evropian është e barabartë me një hov të ri në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit si asnjëherë më parë. “Pa dyshim, suksesi në këtë beteje është i barabartë me një rritje të konsiderueshme të nivelit të bashkëjetesës sonë shoqërore, si vend dhe si popull në mes të Evropës”, tha Rama.
/Shqiptarja.com