TIRANË - Muaji shtator dhe tetor do të jetë një test i rëndësishëm për socialistët në administratën e bashkive dhe në parti. Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste u ka lënë afat deri në fund të gushtit kryetarëve socialistë të bashkive që fituan në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, të bëjnë organigramat e bashkive, planin e investimeve dhe buxhetimit. Kreu i qeverisë në një takim këtë të premte me drejtuesit e rretheve të rajonit të veriut, tha se administrata ka probleme, dhe se në muajin shtator dhe tetor do të bëhet vlerësimi i të gjithëve.
"Në muajin shtator dhe tetor do të bëhet vlerësimi i të gjithë drejtorëve dhe pastrimi i atyre që nuk kapin ritmin në Partinë Socialiste. Të bëhet vlerësimi i çdo punonjësi në bashki. Të bëhet analizë e strukturave dhe shërbimeve të institucioneve lokale. Të shikohet kontributi i drejtorëve në Partinë Socialiste", mësohet tu ketë lënë porosi kryetarëve të Bashkive kryeministri Rama.
Siç raporton gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri, kryesocialisti mësohet të ketë kërkuar që vendimet për emërimet e drejtorëve në bashki të merret në Këshillin rajonal me argumente të forta.
Sa i përket konstituimit të këshillave bashkiakë dhe kryebashkiakëve kreu i qeverisë ka kërkuar që ky proces të përfundojë deri në 15 gusht. I pranishëm në mbledhje ka qenë dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj në pozicionin e drejtuesit të qarkut të Lezhës.
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama njoftoi ndryshimet në strukturat e Partisë Socialiste. Pas marrjes së drejtimit të 61 bashkive të vendit pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryeministri Edi Rama mori në dorë veriun e vendit, përkatësisht Lezhë-Shkodër-Dibër-Kukës.
Komente












Rama u drejtohet hajdutëve..
PërgjigjuPo drejtori i oshe Durrës është një hajdut i dënuar me burg dhe ka 12 vjet drejtor. Do e mbani përsëri që të mbushi mirë magazinën e firmës me materiale të oshe
Përgjigjuz. kryeminister shiko drejtorin e azhbr pasi ka 2 vjet aty dhe jo vetem ska kapur ritmin pooor ka 6 muaj qe jane mbyllur aplikimet e ipard dhe akoma nuk eshte lidhur as edhe nje kontrate e vetme. kjo gje tregon jo vetem mos kapje ritmi por edhe pa aftesi drejtuese e menaxhuese si te titullarit ashtu dhe te stafit te azhbr.
Përgjigju