Rama: Unë i gatshëm të shkoj
në Serbi...por ftesa në dorën e tyre!

Rama: Unë i gatshëm të shkoj<br />në Serbi...por ftesa në dorën e tyre!
SHBA - Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN kryeministri Edi Rama shpreh edhe një herë vendosmërinë për të vizituar Serbinë edhe pas incidenteve dhe akuzave të përcjella nga autoritetet më të larta serbe të cilat e quajtën një provokim të planifikuar nga zyrtarët shqiptarë flamurin e Shqiperise etnike…por megjithatë, shton se konfirmimi mbetet në dorën e Beogradit zyrtar.
 
“Është takimi i parë që do të bëjnë dy kryeministrat pas 68 vjetësh, pas shumë problemesh që kanë kaluar këto dy vende dhe unë mendoj se politika nuk duhet të orientohet nga një ndeshje futbolli dhe duhet të ecim përpara. Jam i gatshëm që të shkoj në Beograd, por është në dorën e tyre për të më ftuar. Kohë më parë kemi rënë dakord që do të takohemi”, tha Rama përballë gazetarit të CNN Richard Quest.
 
I pyetur në lidhje me akuzat e ngritura nga pala serbe se ishte vëllai i tij ai që telekomandoi dronin që ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi fushën e blertë, Rama thotë se jo vetëm që nuk ishte vëllai i tij, por asnjë nga 45 shqiptarët e ndodhur në stadium, pasi sipas tij, të gjithë e panë se droni erdhi nga jashtë
 
“Nuk mund të ishte vëllai im, madje asnjë nga 45 shqiptarët që ishin të pranishëm në stadium, sepse tifozë nuk kishte për të shmangur cdo lloj incidenti. Droni erdhi nga jashtë stadiumit, si mund të ketë qenë vëllai im. Në fakt ka qenë një event dhe një ndeshje trishtuese, fatkeqe se ajo se çfarë ndodhi brenda stadiumit ka vijuar edhe në nivelet e larta politike serbe. Dua të sjell në vëmendje, që është viti i parë në historinë tonë që kemi paqe dhe kemi një shank të shkëlqyr për të ecur para dhe tani ngecim në një ndeshje futbolli”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.
 
 Në fokus të bisedës u vunë edhe prioritetet kyçe që Shqipërisë i duhet të plotësojë për integrimin në BE, pas marrjes së statusit kandidat.
 
“Sigurtisht që do i bëjmë prioritetet e BE, dhe mendoj se jemi të gatshëm për t’i plotësuar të gjitha, por BE duhet të rikthejë një Evropë që të pranojë partnerë, jo një Evropë frike, dhe kjo që flitet për bllokimin e zgjerimit, Evropa ka nevojë për Ballkanin më shumë se kurrë”, përfundoi Kryeministri Edi Rama intervistën dhënë për CNN mbrëmjen e së Premtes (rreth orës 22:30 me orën tonë)
 
 Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim