Rama: Unë Partizani, opozita
Ballisti që shqeu pula në qeveri

Rama: Unë Partizani, opozita<br />Ballisti që shqeu pula në qeveri
Parlamenti ka në axhendë një projektligj “Për mbrojtjen e bimëve’, por nga Bujqësia debati u zhvendos tek Partizanët e Ballistët.

Ka qenë kreu i grupit të PD që kritikoi kryeministrin Edi Rama mbi deklaratat që bëri në Shishtavec të Kukësit se ‘nuk bëhej dot me Kukësin sepse ishte me Partizanin’.

Por nga kjo shprehi për ekipet e futbollit, Rama i ka replikuar duke hedhur akuza tek ata që mbrojnë Ballistët. Pa e përmendur Presidentin që firmosi dekoratat, Rama akuzoi opozitën si pasardhës të denjë të Ballistëve që bashkëpunuan me pushtuesin në vitet 1944. 

Paloka: Vjen e tallesh këtu pasi tallesh fshatrave, jo jam me partizanin, jo për gruan në shtëpi

Rama: Unë jam me Partizanin jo me Ballin Kombëtar dhe kjo nuk është as sekret dhe as arsye për të ardhur këtu në emër të Ballit Kombëtar e të bësh fitimtarin. Se në emër të Ballit kombëtar vini e numëroni sa pula keni shqyer kur ishit në qeveri. E mirë bëni se vetëm atë dini të bëni e keni bërë dhe sot ketu jeni si pasardhës të lavdishëm të Renegatëve e tradhtarëve

Paloka: Fjalën flotë ekskavatorësh sot e mësova për herë të parë se flotë anijesh e flotë ajrore e kisha dëgjuar. Por ti nuk duhet të dalësh e të flasësh këtu për bujqësinë kur nuk pranon kanabisin që po bën kërdinë në vend, e na flet për kanalet kulluese

Rama: Normale se kanalet kulluese nga partizanët i trashëguat se nga ballistët nuk i trashëguat dot

Paloka: Unë nuk e mbaj mend të kem qenë ballist, babai im jo e jo, babai im ka qenë partizan. Edhe Mehmet Shehu vetë, për aktin që kreu, kërkoi ndjesë, e quajti gabim. Ky zotëria na thotë se jemi pasardhës.Ndryshe nga babai yt. Ti mburresh me aktet e tyt eti, se nuk e kam fjalën për aktet e monumenteve, por por ato që firmosi yt atë për pushkatimin e poetëve.

Rama: E mësove dhe një gjë që flotë quhet dhe ajo, mbaje shënim dhe një gjë tjetër që mësove falë nesh, çështjen e partizanëve e hape vetë, qenke dhe djalë partizani përveç të tjerash dhe vjen këtu edhe tallesh me fjalët e Saliut. Ekskavatorët, flotën e tyre po e vërtetë është se 61 të tjerë janë financim i drejtpërdrejt i Bujqësisë së këtij shteti.

Ata që u vranë padrejtësisht mos i përmend këtu. Ka pasur në gjirin e Ballit Kombëtar patriotë e nacionalistë të ndershëm këtë nuk e ka vënë në diskutim askush, përvec Saliut, por që ju jeni pasardhësit e Ballit Kombëtar të Sheftqet Mustafarajt, kjo nuk ka dyshim, u ngritën këmbët ti bien kokës dhe kjo nuk ka pikë dyshimi. Dhe zotrote djalë partizani, të jesh këmba që i bie kokës, ky është shembulli degradues i shpresës që i dha jetë ëndrrës së PD që sot përfaqësohet fiks nga ty. Djali i partizanit qe rreh gjoksin për pulat e Ballit Kombëtar.

Aldo Bumçi: Jam krenar që jam trashëgimtar i ballistëve
Ne debatin mes qeverisë dhe deputetëve të opozitës për dekorimin e ballistëve nga Presidenti është përfshirë edhe Aldo Bumçi, i cili në seancë plenare duke replikuar me kryeministrin Rama është shprehur se ndihet krenar që është një trashëgimtar i ballistëve.
 
"Jam i nderuar të jem trashëgimtar i ballistëve, ata ishin për një Shqipëri të lirë dhe demokratike" tha ai gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.



Parlament, Rama-opozitës: Në vend të kritikoni, jepni ndonjë ide zgjidhje. Sforcohuni!
Në parlament ka nisur diskutimi i projektligjin ‘Për mbrojtjen e bimëve’. Deputeti demokrat Kozma Dashi ka kritikuar politikat e qeverisë për bujqësinë, ndërsa në replikë ka marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama. Sipas kreut të qeverisë, opozita duhet të mundohet që vec kritikave të japë ndonjë ide. 
"Mundohuni qe vec kritikave, te jepni dhe nodnje ide, mundohuni, beni ndonje sforco".



Seanca plenare në parlament ( Pjesa e 1 )


Seanca plenare në parlament ( Pjesa e 2 )


Zhvillimet minutë pas minute nga seanca e Kuvendit

Ora 19:30 Aldo Bumçi: Jam krenar që është një trashëgimtar i ballistëve
Ne debatin mes qeverisë dhe deputetëve të opozitës për dekorimin e ballistëve nga Presidenti është përfshirë edhe Aldo Bumçi, i cili në seancë plenare duke replikuar me kryeministrin Rama është shprehur se ndihet krenar që është një trashëgimtar i ballistëve.
 
"Jam i nderuar të jem trashëgimtar i ballistëve, ata ishin për një Shqipëri të lirë dhe demokratike" tha ai gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit.
Ora 13:30, Rama: HEC-et në Valbonë, hata me urdhër të Ish-kryeministrit
Kryeministri Edi Rama i cilësoi 11 HEC-et në Valbonë, të firmosura nga ish-kryeministri Sali Berisha, si një hata që i bëhet natyrës, nga njeriu që ka lindur atje.   
 
Kreu i qeverisë theksoi nga foltorja e Kuvendit se nga 11 HEC-et e parashikuara, drita jeshilë është çelur vetëm për 2 të tilla, ndërsa për 9 të tjerët nuk ka ende një vendim përfundimtar.
 
Rama foli dhe për anulimin e lejeve të ndërtimit për 6 HEC-e në Theth, gjithashtu të firmosura nga qeveria "Berisha".
 
"11 HEC-et në Valbonë u dhanë me urdhër të ish-kryeministrit që ka lindur në Valbonë. E pa të arsyeshme që edhe në Theth të ndërtonte dhe 6 HEC-e të tjera. Pra 15 HEC-e në zemër të atij territori, por shumëkush ndjehet i prekur në ndjeshmërinë dhe inteligjencën e vet. Të gjitha plagët që i hapët ju dhe për të gjitha plagët që me keqqeverisjen tuaj shkaktuat thellim, infeksion, përhapje në të gjithë territorin e Shqipërisë vinin e kërkoni llogarinë këtu nga ne, a thua se keni ardhur nga hëna. Po të lajmëroj se 6 HEC-et e Thethit janë anuluar nga ne, duke ndjekur rigorozisht procedurat, pasi nuk është hap e mbyll sytë asnjë procedurë anulimi për shkak të angazhimit të ndërmarrë nga qeveria. Gjykatat ndërkombëtare nuk mund të shkojë dot qeveria dhe të jetë palë e besueshme në rast se qeveria e mëparshme ka bërë hatara të kësaj natyre", u shpreh Rama.
 
Kryeministri tha se është e pamundur që qeveria t'i anulojë dy HEC-et në fjalë për shkaqe ligjore, ndërsa garantoi se ndërtimi i tyre do të monitorohet rreptësisht.

"Ne kemi mbajtur rigorozisht në vëmendje edhe procedurën për Valbonën dhe dy HEC-e, jo 11, të cilat kanë marrë dritën jeshile për shkak pamundësie të plotë ligjore për të bërë anulimin janë kaluar në filtra njëri pas tjetrit, për të garantuar me ekspertizë ndërkombëtare standarde mjedisore të njëjta dhe cilësi projektimi inxhinierik të njëjtë me HEC-et e të njëjtës natyrë që janë ndërtuar në Europën e Veriut nga Norvegjia, në Danimarkë e Austri. Kur dëgjoni HEC-e në Valbonë lidhur me këto 2 projekte, se 9 të tjerave nuk ua kemi hapur dritën jeshile, mos përfytyroni diga, s'do ndërtohen strukturat që secili imagjinon kur flitet për HEC-e, sepse  teknologjia e përdorur është krejt tjetër, sepse peizazhi është i pacenuar", tha Rama. 



Ora 12:30, Rama-Bodes: Braktisët fermerët, i latë në mëshirë të fatit
Kryeministri Edi Rama replikoi me ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke deklaruar se gjatë qeverisjes së demokratëve, nuk u subvencionuan fermerët. Sipas Ramës, qeveria e djathtë i la fermerët në mëshirë të fatit.
 
"Ju e latë fermerin në mëshirë të fatit. Nuk shpërndatë asnjë subvencionim për fermerët në 8 vite qeverisje", u shpreh Rama.
 
Kreu i qeverisë theksoi se fermeri sot është në situatë tjetër. Sipas tij, fermerët e regjistruar marrin deri në 20% rimbursim.
 
"Ne formalizuam bujqësinë. Sot, pa NIPT fermeri nuk merr rimbursimin. Para në avancë nuk japim, por subvencionojmë deri në 20% të prodhimit. Që të flisni për bujqësinë, ju duhet të hiqni dorë nga ajo se çfarë keni bërë. Ju nuk mund të merreni si pikë referimi. Ju s'jeni personat që mund të flisni se çfarë mund të bëhet për fshatin. Shpresoj t'ju ndihmojë Partia Agrare", tha Rama.
 
Kryeministri foli edhe për fondin e garancive bujqësore, i cili stimulon kreditë e buta për fermerët, duke hyrë shteti si garant në banka. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari