Rama: S’ka më fond për studentët që ikin jashtë shtetit dhe turp që nuk kthehen! Do ua japim ekselentëve që rrinë në Shqipëri

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shteti shqiptar do të heqë fondin e ekselentës për studentët që ikin jashtë vendit e nuk kthehen më në atdhe dhe këto para do të shkojnë për studentët me 10-ta që studiojnë dhe jetojnë në Shqipëri. Kjo, për Ramën, do të ndikonte në rritjen e numrit të doktorantëve, të ekspertëve, të nivelit të arsimit në vend, si edhe një xitje për të rinjtë dhe të rejat që të mos largohen nga vendi i tyre.

“Ne do të investojmë dhe nga të ardhurat tona, po përgatisim spostimin e një fondi të ekselencën nga pagesa e atyre që ikin jashtë dhe nuk kthehen më, do kthehen te burimet e brendshme dhe po strukturime një politike të re që do të mbështesë studentët me xixa dhe pedagogët, për studimet, për masterat me kushtin që të qëndrojnë në Shqipëri, një periudhë kohe dhe të kthejnë detyrimin, se fondi i ekselencës që sot ka mundësuar diplomimin e 300 të rinjve shqiptar është shumë i konsiderueshëm dhe është krijuar atëherë kur u krijua me dëshirën e mirë që këta të ktheheshin në vend dhe këta të rinj që kanë marrë diploma në universitete më të njohur atë botës të kenë turp që kanë marrë një angazhim me vendin e tyre, kanë marrë para nga vendi i tyre, kanë marrë përsipër detyrimin që të kthehen dhe ta sjellin dijen këtu dhe ndërkohë nuk ka ndodhur. Nuk do të vazhdojmë më ata që ikin për të mos u kthyer, por do të ndryshojmë kahun e këtij fondi dhe modelin që e kemi para syve, do e financojmë me të ardhurat tona, që do të thotë siç kemi 30 doktorantë në UBT, nesër do kemi më shumë.

Këto deklarata Rama i bëri nga Universiteti Bujqësor i Kamzës, në të cilin bëri me dije se ka zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar. Sot në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane merr jetë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili sipas Ramën, synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj, duke shfrytëzuar ekselencën e BE-së.

“Jam i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë statusi akademik, një bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime, edhe pse Evisi thotë po të konvertohet me të sotmen, konvertohet në master. Të gjithë sot janë në master. Ne duhet të kemi një sistem të ndërkombëtarizuar dhe një botë universitare të integruar dhe të ndërthurur në programet e veta në të gjithë rrugën e vet me universitetet Europiane, ky Universitet bëhet një shembull që do bëjmë çmos që të rrezatoj. Duhet të gjeje derën e universitetit duke pyetur se ishte një kaos, në rrëmujë e paparë, por çfarë ka ndryshuar në aspektin fizik është pjesa më e lehtë. Jemi në një fazë të avancuar me një prej universiteteve më të vjetër dhe më të mirë të botës në universitetin bletorial, me atë të Vjenës. UBT të jetë një derë tjetër e Universitetit të Vjenës, dhe studentët të jenë këtu dhe të krijohet një hapësirë ndërkombëtare edhe në rrafshin e përbërjes së tyre, nuk është e pamundur dhe që do të nisë, por një plan që ka nisur. Ndërkohë, edhe sa i përket rritje së interesit për t’u regjistruar në këtë universitet. Kompjuterat nuk prodhojnë dot bukë, perime, fruta e me radhë. Ushqimi do jetë gjithnjë e më shumë sfida e popujve dhe vendeve”, tha Rama

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:08
Rama batutë me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës: Të shohim nga e ardhmja meqë është parulla e partisë tënde

 

Kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk i ka kursyer batutat, ndërsa pranoi se ka bërë ‘paqe’ me rektorin Fatbardh Sallaku, për të cilin thotë se është një demokrat që kurrë nuk i ka dhënë votën, por pavarësisht kësaj kanë bashkëpunuar. 

“S’i kam qejf komplimentet, por nga dikush që s’më ka dhënë votën asnjëherë, i pranoj. Më vjen mirë që me rektorin dhe stafin drejtues të këtij universiteti kemi bashkëpunim të ngushtë. Bashkëpunim intensiv dhe ma ha mendja me dobi të madhe, që duket hap pas hapi, në favor të universitetit. Për mua është një ditë e shënuar me rektorin, pasi në të drejtën e tij ai ishte i shqetësuar disa kohë më parë. Qoftë për faktin se ka pasur një rënie të interesit për këtë universitet, apo dhe për faktin e mos hapjes së Doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime se si të bëjmë gjënë e duhur. Në këndvështrimin tim ska se si të jetë gjë e duhur, ulja e kritereve, apo çelja e Doktoraturave. Banaliteti i madh që e ka përmbysur fatalitetin mes doktorëve dhe jo doktorëve në këtë vend. (...)

Kjoska me kebab mu para syve studentëve dhe në dritare të auditorëve, nuk janë më.  Të shikojmë nga e ardhmja, kjo është parrula e partisë së rektorit, megjithëse nuk e di se nga cila anë e partisë është rektori, po sa të zgjidhen punët e partisë, fokusohemi këtu, rëndësi ka për të shkuar aty ku duam të shkojmë, se secili në atë pozicion mund të bëjë më shumë, prandaj ne të dy kemi zgjedhur të ardhmen”, tha Rama.

 

Ora 12:05
Batuta e Ramës: Unë jam vetëm me Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master

 

Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi të shkëmbejë batuta me të pranishmit teksa prezantoi zgjeroi bashkëpunimin ndërkombëtar të Universitetit Bujqësor të Kamzës. Kryeministri tha se në sallë ai është i vetmi pa tituj akademikë, ndërsa shqiptarët janë me Master.

“Në këtë sallë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë kurrfarë statusi akademik. Jam një Bachelor i thjeshtë nga e kaluara ime, por Evisi e thotë që po të konvertohet me sistemin sot, i bie të kem bërë Master. Por nuk ka shqiptarë pa Master”, tha Rama.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Thoma Blana: 28/01/2022 20:41

    Je ber I peshtir o edi ???? bere ate qe dije si artist ,dhe te mbeshtesim .tani nuk ke asgje cfar te japesh .Jo kurre lul e sal ,por bej rrotacion si artist .lerja erjonit te pasurohen njerezit se po vdesin https://youtu.be/HwjwirV4AGM

    Përgjigju
  • Thoma Blana: 28/01/2022 20:38

    Kryeministri im u zemres qe per ty rekrytoja me flisja me te madhe se esht me I Miri per momentin per shqipetarer , pavarsisht se gjyshi Im me ka Len nje amanet: nuk behet shqiperia me shqipetar , nuk e di pse ma ka then .por kete video cfar shpjegimi I jep ti kryeministri I shqipetareve :https://youtu.be/HwjwirV4AGM

    Përgjigju
  • Mos fol kuturu: 28/01/2022 20:15

    O shoku i ngushte i atij qe shet fiq.Tregoji me emra ata qe kane marre fonde nga shteti per te studiuar jashte dhe pastaj do te vije turp per keto qe thua. Do shohesh qe jane kelyshat e partise.

    Përgjigju
  • martin: 28/01/2022 15:08

    hahahahah, cudi qe nuk kthehen me? po ku te kthehen o njeri i peshtire, ne ate vend ku njerezit korruptohen me nje byrek, mire do besh tja japesh atyre qe ngelin atje, se ata qe kan ngelur atje jane te gjithe me probleme penale.

    Përgjigju
  • Pipu: 28/01/2022 14:48

    Publiko listen e atyre qe kane mare leke nga ky fond Kryeminister. Te shikojne te gjithe qe parate i kane mare te gjitha per femijet, niperit e mbesat e veta. Asnje femije qytetari te zakonshem ska mare ndonje ka idhe

    Përgjigju
  • Xhixhi: 28/01/2022 14:09

    Ato jane fonde qe i merrni ju dhe kelyshet e partise per femijet tuaj qe studiosi jashte. Populli i thjeshte nuk merr asgje.

    Përgjigju
  • Qepa: 28/01/2022 13:54

    Ke te fala nga Liljana Sema zoti kryeminister. Bravo qe kujdesesh per chekup, laboratore e inceneratore. Te lumte, qeverisje me “te mire” se gjen ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja