TIRAME- Kryeministri Rama u ka kërkuar katër ministrave të kabinetit të tij të dorëzojnë mandatin e deputetit. Marrëveshjen që bëri me aleatin e LSI-së Ilir Meta, Rama do ta përfundojë brenda kësaj jave kur ministrat Tahiri, Cani, Bushati dhe Gjiknuri të dorëzojnë mandatin e deputetit. Kërkesën kryeministri e ka bërë dje gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PS-së, ndërkohë që ka dhënë edhe udhëzimet e fundit për votimin e ligjeve sot në Kuvend.